• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosi 5 persona në xhami, avokati kërkon lirimin nga burgu të Rudolf Nikollajt

by
01/05/2021 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i  34-vjeçarit nga Burreli, Rudolf Nikollaj, që më 19 prill plagosi me thikë 5 besimtarë në xhaminë pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, ka kërkuar lirimin nga burgu dhe shtrimin e autorit në spital psikiatrik. Mësohet se avokati i 34-vjeçarit Isuf Shehi ka depozituar një kërkesën një ditë më parë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollajt në spitalin psikiatrik.

Kujtojmë që Rudolf Nikollaj u la në burg pas kërkesës së prokurorisë, pasi akuzohet për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”, pas sulmit në xhami, ku plagosi 5 besimtarë myslimanë.

HETIMI

Sulmi me thikë i ditës së hënë në xhaminë “Dine Hoxha”, në Tiranë i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Çështja në Prokurori është referuar për financim të terrorizmit që në vendin tonë dënohet me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.

Rudolf Nikollaj, në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se: “Myslimanët duhet të ndëshkohen”. Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, 26- vjeçari Kleon Jaupaj i është nënshtruar një operacioni, pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

NGJARJA

Sulmi që ndodhi të hënën në xhaminë “Dine Hoxha”, ishte një ngjarje në kufijtë e një akti terrorist, por që në fakt deri tani nuk po rezulton i tillë. Duket më shumë si një ngjarje e kryer nga një person, që sipas të gjitha të dhënave, nisur edhe nga ato që thonë familjarët e tij, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rudolf Nikollaj, një 34-vjeçar, familja e të cilit i përket fesë së krishterë, ndërsa ai vetë është konvertuar në mysliman, u fut dy ditë më parë në xhaminë “Dine Hoxha”, te Rruga e Kavajës në Tiranë, jo për t’u falur, por për të sulmuar besimtarët. Fillimisht ai goditi me thikë një besimtar që në fakt punonte edhe në picerinë aty pranë, me të cilin u përball në derë të xhamisë.

Më pas u fut brenda duke plagosur edhe katër të tjerë, të gjithë të rinj, që po faleshin. Të tjerë besimtarë ndërhynë, duke arritur t’i heqin thikën nga dora e ta nxjerrin jashtë. Më pas, jashtë xhamisë, ai u neutralizua nga kalimtarë e besimtarë të tjerë, që “e arrestuan”, derisa aty mbërriti Policia.

TË PLAGOSURIT

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se të hënën rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një objekti kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. “Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikollaj 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia. Të plagosurit, Donald Koçi, 35 vjeç, Saba Peposhi, 22 vjeç, Maringlen Konja, 24 vjeç, Kleon Jupaj, 26 vjeç dhe Amri Tolaj, 23 vjeç, u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës. Burimet thanë se katër prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas ndihmës së parë në urgjencë janë shtruar në pavijon.

PLAGOSJA E MËPARSHME

Rudolf Nikollaj, 34-vjeçari nga Mati që u arrestua të hënën pas sulmit në xhami, ku plagosi 5 vetë, kishte qenë në kërkim policor deri para një jave, për një tjetër plagosje. Ai kërkohej nga Komisariati nr.3 në Tiranë, për një ngjarje të ndodhur më 10 mars, në rrugën “Kastriotët”, në kryeqytet, te terminali i autobusëve. Megjithatë, më 12 prill kërkimi policor ishte shuar, pasi kishte kaluar një muaj, siç parashikohet edhe në ligj.

Nikollaj ishte denoncuar në Komisariatin nr.3 nga vetë personi që kishte plagosur me thikë në këmbë. Më konkretisht, mësohet se në rrugën “Kastriotët” ai kishte plagosur me thikë shtetasin Robert Kurti. Pas kallëzimit që kishte bërë i plagosuri, Nikollaj ishte shpallur në kërkim policor./ b.h

Next Post
Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, e pësojnë 10 persona

Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, e pësojnë 10 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

February 23, 2026
Atentati në Lushnje, rivali i Aldo Bares largohet nga spitali

Karburant, godina, troje e ndërtesa/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut

February 23, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

February 23, 2026
“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

February 23, 2026
Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

February 23, 2026
FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

February 23, 2026
“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In