Një person i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Librazhdit.
I arrestuari është A.P., 32 vjeç, banues në Librazhd, i cili u ndalua këtë të mërkurë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Elbasanit, ka lëshuar urdhër ndalimi si i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
32-vjeçari akuzohet se më 30 tetor 2018, dyshohet se ka plagosur shtetasin E.K., 36 vjeç.
Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit.
a.cupaj