Një person është paraqitur pasditen e sotme në spitalin e Vlorës. 80 vjeçari me iniciale B.L ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me thikë.
Sipas informacioneve, mësohet se i moshuari është vetëplagosur brenda shtëpisë së tij me mjet prerës duke qenë në kushte depresioni.
Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar në spitalin e Vlorës. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjeksësore shtetasi B. L., 80 vjeç, i cili dyshohet se në kushte depresioni, në banesën e tij, është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë) dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.d