Pronari i një firme të prodhimit të gëlqeres në fshatin Kamenicë të Korçës u arrestua nga policia, pasi një punonjës i tij u aksidentua gjatë punës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhjur për mosrespektim të rregullave të sigurisë.
Sipas plicisë, Andon R. 50 vjeç akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.
Punonjësit N.I, 34 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, punëtor në këtë firmë, gjatë punës në grumbullimin e gurëve për prodhimin e gëlqeres, është aksidentuar me një gur në kokë, gjatë ditës së djeshme.
Pas marrjes të ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës, ai u transportua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për mjekim më të specializuar./a.m.










