Mbrëmjen e djeshme, në Sauk, një 42 vjeçare ka shpëtur për mrekulli nga një plumb i cili vetëm e ka lënë të plagosur, teksa zonja ndodhej në oborrin e shtëpisë.
Nga hetimet e policisë së Tiranës ngjarja është konsideruar si plagosje nga një plumb qorr, ndërsa predha e sekuestruar i përket armës automatik.
Në dëshmitë, e saj 42 vjecarja M.G, ka deklaruar se teksa punonte në oborrin e banesës në rrugën “Selim Brahja” ka ndjerë një goditje në shpatull e më pas rrjedhje gjaku.
Për këtë ngjarje ende nuk ka një autor ndërsa burimet flasin se prej 1 jave në zonën në orare të ndryshme dëgjohen të shtëna armësh.
a.ç