Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, në orët e vona të së premtes duke u gdhirë e shtuna.
Shtetasi 24-vjeçar me inicialet A.M. ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri, teksa ndodhet i shtruar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin e plagosjes, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Aktualisht forca të shumta policie po krehin zonat ku mendohet se fshihet autori, ndërsa kanë ngritur edhe patrulla në rrugët dalëse të qytetit.
Nga ana tjetër, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë hetimin./a.m.