Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorët e dyshuar të plagosjes së një 16-vjeçari. Ngjarja është regjistruar të dielën, ndërsa autorët e dyshuar janë 15 dhe 16 vjeç. Blutë njoftojnë se shkak është bërë një konflikt çasti mes të miturve.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkaq, 16-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/a.r