Tirana është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale.
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në zonën e Bathores në rrethana ende të paqarta.
Shtetasit e plagosur, 25 dhe 27 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë zbardhur janë transportuar në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekimet e nevojshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në qendër të Bathores, në pronësi të shtetasit me inicialet L.T.
Aktualisht, policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të krimit, një person me inicialet E.D.