Dy persona janë plagosur në Sarandë duke peshkuar me dinamit artizanal.
Ngjarja ndodhi në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës.
Të plagosurit u transportuan drejt spitalit në Sarandës për mjekim.
Ata morën dëmtime të lehta nga përhapja e guralecëve të lumit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit janë, Ilirjan Llanaj 46 vjec dhe Manthjo Gunella 59 vjec.
Peshkatarët janë transportuar menjëherë drejt spitali për shkak të plagëve të marra prej përhapjes së guralecëve të lumit nga shpërthimi i dinamitit.
g.kosovari