Një efektiv i policisë së shtetit ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në kryeqytet.
Mësohet se polici i komisariatit Nr.3 të Tiranës, Jetnor Xhaferri, është goditur nga një shtetas tjetër me kaçavidë. Autori i ngjarjes është Altin Mata, ndërsa policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Dyshohet se plagosja me kaçavidë nuk ka lidhje me detyrën që ushtron Xhaferri si efektiv i Komisariatit Nr.3.
Autori Altin Mata është prangosur.