Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Vorës, Luan Sallaku zhvilluan një takim me banorë të zonës së Gërdecit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Gërdeci është një emër referencë i masakrës së babëzisë shtetërore, që u masakrua nga pushtetarët e pangopur që krijuan rrethanat e shpërthimit të asaj tragjedie.
Ai theksoi se plaga e Gërdecit është një plagë e pashëruar që ka lënë shumë dhimbje. Prandaj, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, është i qartë mesazhi që dhimbja dhe gjaku i banorëve të Gërdecit nuk mund të blihet dhe të konvertohet me një thes miell, me 100 mijë lekë apo me pazare që bën pushteti.
“Midis atyre që humbën jetën ka dhe nga Martaneshi, prandaj jo vetëm të mos harrojmë, por duhet ta harrojmë atë plagë për të thënë: kurrë më me njerëzit që krijuan Masakrën e Gërdecit, kudoqofshin ata në Bashkinë e Vorës në ikje apo në Parlament që vazhdojnë të bëjmë akoma të përulurin e drejtësisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama.