Mjeku logoped Iljasa Fazliu, i cili një muaj më parë dhunoi një 5-vjeçare me autizëm, është liruar nga Qendra e Paraburgimit ditën e sotme.
Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se Fazliut se bashku me dy familjarë të vajzës, babain dhe dajën, iu është hequr masa e paraburgimit, ndërsa është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.
Lirimin e tyre e ka konfirmuar edhe avokati i dajës se 3 vjeçares, Arbër Spahiu. Ai tha se që nga fillimi nuk kanë qenë të kënaqur me caktimin e masës së paraburgimit për familjarët e vajzës të cilët ushtruan dhunë ndaj logopedit pas publikimit të skandalit.
“Sot me date 19.12.2022 prane Gjykates Themelore ne Gjilan kemi ushtruar kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit ndaj te mbrojturit tim R. S dhe ashtu siq qenkeni njoftuar ju, gjykata për të mbrojturin tim por edhe për dy të pandehurit e tjerë e ka ndërprerë masën e paraburgimit, dhe të njëjtën masë e ka zëvendësuar me Masën e Ndalimit per t’iu Afruar Vendit apo Personit të Caktuar. Vlene te theksohet se ne si mbrojtje nuk kemi qene te kenaqur qe nga fillimi me caktimin e paraburgimit”, tha ai.
Ngjarja u zbulua vetëm pas publikimit të një viedoje, në të cilën mjeku shihet teksa keqtrajton të miturën me atë të dhunës verbale.
Video incizimi është publikuar nga Gazeta Insajderi ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar të miturën që të ndalojë së qari disa here me radhë dhe përdor një fjalor të ndyrë ndaj saj.
”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në video./m.j