• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pjesë nga libri/ Furia që u zbras mbi Trump, detajet e sikletshme po turbullojnë Amerikën

by S M
06/01/2018 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shaka dikush e quajti si librin që do t’i bëjë amerikanët të lexojnë sërish. Bëhet fjalë për botimin e pak orëve më parë, të autorit Michael Wolff me titullin “Zjarr dhe furi”, ku analizohet me detaje shumë të sikletshme presidenca njëvjeçare e Donald Trump, marrëdhëniet e tij me mediat, politikën, bashkëpunëtorët më të afërt dhe familjen.

Javanews sjell për lexuesit disa nga pasazhet më pikante të librit prej 237 faqesh, i cili po qarkullon tashmë në shkallë globale në internet dhe në të gjitha libraritë e Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për një botim që mund t’i japë një kthesë të papritur një presidence njëvjeçare plot surpriza, konflikte dhe përplasje.

 

Pjesë nga libri “Zjarr dhe furi” 

Trump i tha ish pronarit te televizionit Fox News Roger Ailes se dhëndri dhe këshilltari Jared Kushner do të “punonte” per çështjen e Rusisë.

 

Sipas librit të Wolff, Ailes paralajmëroi Trump rreth “materialit potencialisht të dëmshëm” që del në lidhje me lidhjet midis fushatës së tij dhe zyrtarëve rusë.

Menjëherë pas zgjedhjeve, shoku i tij Ailes i tha atij, me pak urgjencë, “Duhet të korigjoni punët met Rusinë.” Ai paralajmëroi Trumpin se materiali i mundshëm dëmtues po i afrohej. “Ju duhet ta merrni këtë seriozisht, Donald”. “Jared (dhëndërri i Trump) po merret me atë gjë”, i tha një Trump i pashqetesuar. Jared Kushner, i cili ka qenë i ngarkuar me një sërë detyrash si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, është ballafaquar me shumë hetime, në hetimet e shumëfishta që po shqyrtojne nëse fushata e Trump u lidh me Rusinë vitin e kaluar.

Trump u tha njerëzve se zëri në kasetën “Access Hollywood” (ku ai flet për sjelljet me femrat) nuk është i tij

Libri duket se vërteton raportimet e mëparshme, se Trump ka tentuar të hedhë dyshime mbi origjinalitetin e kasetës së “Access Hollywood” të vitit 2005, në të cilën ai u mburr për sulmin seksual ndaj grave.

Shpjegimi i tij në një bisedë, ishte se “me të vërtetë nuk isha unë”. Personi ta cilit ju tha kjo, i kishte thënë Trumpit sesa e padrejtë ishte që një njeri të karakterizohej nga një ngjarje e vetme e regjistruar. Por Trump doli në një tjetër version: “Jo, nuk isha unë në kasetën e regjistruar. Më kanë thënë njerëzit që e kuptojnë këtë gjë, sa e lehtë është t’i ndryshoni zërat e regjistruar në një kasetë”.

Vajza e Trump, Ivanka, u tregoi miqve të saj sekretet e flokëve të babait të saj

Ivanka e trajtoi babain e saj me transparencë, madje edhe me ironi, në të paktën një intervistë televizive kur ajo u tall me flokët e tij. Ajo ka treguar edhe “mekanizmin” pas modelit të flokëve të Trump: një pjesë e pastruar komplet nga flokët, e rrethuar nga një pjesë e skalpit e mbuluar me qime rreth anëve dhe para, të cilat mblidhen nga të gjitha skajet për t’u takuar në qendër. Flokët më pas kthehen mbrapa dhe fiksohen nga një llak i fortë që i mban të bashkuara. Ngjyra, thotë Ivanka, vjen nga një produkt i quajtur “Vetëm për meshkujt” – sa më gjatë që lihet në flokë, aq më e errët bëhet ngjyra e tyre. Sipas Ivankës, padurimi për ta përdorur sa më shpesh këtë produkt, rezultoi në ngjyrën portokalli të flokëve të Trumpit edhe sot.

Trump ha Mc Donald’s se ka frikë mos e helmojnë!

Libri thotë se Trump kishte frikë për një kohë të gjatë se mos e helmonin. Një arsye pse ai pëlqente të hante në McDonald’s – arsyeja, fare e thjeshtë: askush nuk e dinte se po vinte dhe ushqimi ishte i sigurtë.

Trump ka tre TV në dhomën e tij të Shtëpisë së Bardhë, vështirë se lexon dhe lufton për të kuptuar informacionet që i japin!

Trump nuk ka lexuar kurrë, shkruan Wolff. Nëse do të ishte diçka e shtypur në letër, mund edhe të mos ekzistonte fare për të. Disa besonin se për të gjitha qëllimet praktike ai nuk ishte më shumë se një gjysëm analfabet . (Ka pasur disa argumente për këtë, sepse ai mund të lexonte titujt dhe artikujt rreth vetes, ose të paktën tituj mbi artikujt rreth vetes). Disa mendonin se ai ishte dislektik, pra një njeri që e kishte vështirë të shkruante dhe lexonte. Sigurisht që të kuptuarit e tij ishte i kufizuar. Të tjerë konkluduan se ai nuk lexon sepse thjesht nuk i duhej të lexonte, dhe se në fakt ky ishte një nga atributet e tij kryesore si populist. Ai ishte një person i varur nga televizori dhe jo nga leximi.

Steve Bannon i tha Wolff një herë se “Trump është një burrë që e urrente vërtet shkollën … Dhe ai nuk do të fillojë ta simpatizojë atë tani.”

Trump dhe Kanali i Gorillave

Natën e parë në Shtëpinë e Bardhë Presidenti u ankua se televizori në dhomën e gjumit ishte i prishur. Në listën e programeve nuk figuronte Kanali i Gorillave. Dukej se Trump ishte i bondur se egzistonte vërtet një kanal që hjepte dokumentarë me gorilla 24 orë në ditë.

Stafi i Shtëpisë së Bardhë u vu në punë për t’i përpiluar një listë dokumentarësh me majmunët e famshëm dhe ja dërguan në linjën televizive. Sërish Trump qe i pakënaqur, pasi sipas një anetari të stafit, ai tha se gorillat në dokumentarët që shihte, nuk luftonin mes tyre dhe kjo ishte e mërzitshme. Atëhere u morën dokumentarët dhe u zgjodhën vetëm pjesët ku gorillat luftonin mes tyre. Presidenti u kënaq dhe një burim tha se ai qe në gjendje të qëndronte 17 orë rresht para TV, duke parë gorillat. Madje, sipas burimit në fjale, ai rrinte pranë ekranit dhe nxiste gorillat të luftonin mes tyre, a thua se ato e dëgjonin në anën tjetër të televizorit. “Mendoj se ai qe i bindur se gorillat e dëgjonin”, shkruhet në librin e Wolff.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë fyerje të ndryshme për Trump

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson thuhet se e quajti Trump “një idiot i ndyrë”. Sipas Wolff, zyrtarë të tjerë kanë përdorur terma të ngjyrave të ngjashme për të shprehur frustrimet e tyre me presidentin.

Gjithkush, në mënyrën e tij ose të saj, përpiqej të shprehte faktin e qartë se Presidenti nuk dinte mjaftueshëm, nuk e dinte atë që nuk e dinte, nuk i interesonte të dinte dhe ndjehej i qetë me idetë e tij të paprovuara askund. Për Steve Mnuchin (sekretar i thesarit) dhe Reince Priebus (shefi i stafit), ai ishte një “idiot”. Për Gary Cohn ai ishte një “mut budallai”. Për H.R. McMaster ai ishte një “i droguar”. Lista vazhdon gjatë.

Dalja nga Traktati i Klimës, Banon sulmon Ivankën: Kurva vdiq!

Në librin e Wolff tregohet edhe për momentin kur SHBA doli nga Traktati i Parisit për klimën. Sipas librit, kundër këtij vendimi u angazhua me forcë që në qershor Ivanka Trump, vajza e presidentit. Steve Banon, strategu i Trump, luftoi shumë herë kundër çiftit Ivanka-Jared që nuk donin daljen nga Traktati. “Fitore! Kurva vdiq”, u shpreh Banon pasi ikja nga Traktati u bë zyrtare.

Përgatiti Javanews.al

 

 

Next Post
Skrapar/ Policia zbulon 700 kg kanabis, prangoset pronari

Skrapar/ Policia zbulon 700 kg kanabis, prangoset pronari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Shkodër! U gjet në sediljen e pasagjerit të një makine…

Sherr mes disa personave në Shijak, plagoset me armë 45-vjeçari, në kërkim 2 kushërinj

January 28, 2026
Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

January 28, 2026
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

January 28, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, borë në Alpe

January 28, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In