• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pjesë nga dosja/ Trafiku i drogës, Adi Çoba dhe Gertin Aliu me ‘ushtarë’ në porte: Ej ‘Bishë’ punohet me ata në traget

by B K
23/05/2025 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në dosjen shqiptare për megaoperacionin ‘Ura’ evidentohet se që në fillim se për trafikun ndërkombëtar të drogës bosët e grupeve Adi Çoba, Erigels Presi por edhe Gertin Aliu kishin pika të forta në porte ku kishin njerëzit e tyre në tragete dhe porte.PJESË NGA DOSJA
Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:

Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit “heroinë” e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë si më sipër të lëndës narkotike. Pas sekuestrimit të lëndes narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë “Tani nga Fieri” dhe nga “Nardi”.

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit “per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha ” po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget” (…) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget. Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: “Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?… këtu e aty… mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!”.

Next Post
“Policia barkas…”/ Momenti kur efektivët hyjnë në restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët

"Policia barkas..."/ Momenti kur efektivët hyjnë në restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com