Ilir Meta i përgjigjet Lulzim Bashës për akuzën si pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës”, duke deklaruar se Basha ka një raport armiqësor me të vërtetën.
“Unë i kam qëndruar pranë Lulzim Bashës, pavarësisht ka problem që të të tregojë dhe orën.
Unë i kam thënë mos bojkoto reformën në drejtësi, mos bojkoto zgjedhjet, mos digj mandatet. Dhe për 5 qershorin i thashë me kujdes, por atij ia kishin thënë ndoshta që ta conte opozitën qetë qetë drejt një humkje të opozitës sikurse ndodhi.
Kështu që raporti i tij me të vërtetën është armiqësor, dhe unë jam munduar ta ndihmoj. Por e kam të pamundur ta ndihmoj zotin Basha në betejat e tij të çuditshme.
Gjithësesi unë jam i hapur ta pres në takim deputetin Basha”, deklaroi Meta./m.j











