• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pjesë e listës së 10-të më të kërkuarve nga FBI/ Ç’dihet rreth “Mbretëreshës së Kriptos”. Si mundi të vidhte mld $ në mbarë botën

by Java News
13/07/2022 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Së fundi, Ruja Ignatova, u përfshi në listën e 10 personave më të rëndësishëm, të shpallur në kërkim nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA. Për gjetjen e saj është vendosur edhe shpërblimi prej 100.000 dollarësh.

“Mbretëresha e Kriptos” akuzohet se me anë të mashtrimit, ka mundur t’u zhvasë miliarda dollarë investuesve mendjelehtë në të gjithë botën. Sipas FBI-së, “ajo kërkohet për pjesëmarrje në një skemë shumë të përhapur mashtrimi, nëpërmjet kriptovalutës së rreme.

Muajin e kaluar, 42-vjeçarja u përfshi gjithashtu edhe në listën e personave më të kërkuar nga Europol, agjencisë evropiane të zbatimit të ligjit. Por emri i saj nuk gjendet më në këtë listë dhe nuk është ende e qartë se pse dhe kur është fshirë emri i saj.

Kush është Ruja Ignatova?

Nënshtetase gjermane që jetonte në Bullgari, Ignatova nxorri për herë të parë në treg kompaninë “OneCoin”, në vitin 2014, gjoja me synimin për të zëvendësuar bitcoin si monedhën kryesore virtuale në botë. Kjo kompani veproi në të gjithë globin dhe në fund të vitit 2016 pretendonte se kishte më shumë se 3 milionë anëtarë.

Por në ndryshim nga bitcoin dhe valutat e tjera digjitale, “OneCoin” nuk u mbështet nga ndonjë rrjet teknologjik publik, i sigurtë dhe i decentralizuar.

USA Ruja IgnatovaE shpallur në kërkim – Ruja Igantova

Sipas FBI-së, kompania bullgare “OneCoin Ltd” pretendonte se zotëronte një rrjet privat të vetin. Kriptovaluta e rreme e saj nuk kishte vlerë reale dhe me të nuk mund të blihej asgjë. Autoritetet amerikane e konsiderojnë atë një nga skemat më të mëdha piramidale në mbarë historinë dhe kanë arritur në përfundimin se Ignatova ishte “truri” i të gjithë kësaj skeme mashtrimi.

Hetimet amerikane vërtetuan se kjo skemë funksiononte si një skemë Ponzi dhe si një rrjet i marketingut shumëplanësh, ku investitorët e hershëm inkurajohen të rekrutojnë të tjerët dhe më pas paguhen nga faturat e investitorëve të mëvonshëm.

Çfarë dihet për vendndodhjen e saj?

Ignatova nuk u pa më në qarkullim, pasi në vitin 2017 ajo dyshoi se FBI kishte nisur hetimet ndaj “OneCoin”. “Hetuesit kanë bindjen se Ignatova u zpraps kur kuptoi se ishte nën mbikqyrjen amerikane dhe të autoriteteve të tjera ndërkombëtare ligjzbatuese” – tha FBI. “Ajo udhëtoi nga Sofja e Bullgarisë në drejtim të Athinës në Greqi, me datë 25 tetor 2017. Që atëherë, nuk dihet më asgjë për të”.

Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara e vunë nën akuzë për mashtrim kompjuterik, pastrim parash dhe mashtrim përmes letrave me vlerë.

Ky subjekt bëri që BBC të prodhonte një podcast të suksesshëm me titullin: “Mbretëresha e arratisur e kriptos”.

DW SHIFT Vorschaubild| Bitcoin IllustrationSkemë mashtrimi e Ignatovas, e cila nxorri për herë të parë në treg kompaninë “OneCoin”, në vitin 2014, gjoja me synimin për të zëvendësuar bitcoin si monedhën kryesore virtuale në botë.

Kush tjetër është i përfshirë në skemë?

Shumë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ignatovas, përfshirë bashkëthemeluesin e “OneCoin”, Sebastian Greenwood, kanë rënë në pranga. Greenwood u kap në Tajlandë në vitin 2018 dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku është ende në pritje të nisjes së procesit gjyqësor. Vëllai më i vogël i Igantovas, Konstantin Ignatov, u arrestua në mars të vitit 2019 në Los Anxhelos, si bashkëpunëtor në mashtrim. Ai u deklarua fajtor për mashtrim dhe pastrim parash.

Mark Scott, ish-avokat i kompanisë, u dënua në nëntor 2019, si pjesë e këtij grupi kriminal. Ai u akuzua për pastrim parash që kapte vlerën e 400 milionë dollarëve, duke përdorur një rrjet me kompani dhe llogari bankare offshore, si dhe fonde investimesh.

David Pike, një tjetër i akuzuar, u shpall fajtor vetëm për mashtrim bankar. Në marsin e këtij viti ai u dënua me dy vite shërbim prove./DW

g.kosovari

Next Post
Merr fund arratia për shqiptarin në Itali/ Ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2000,

Merr fund arratia për shqiptarin në Itali/ Ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2000,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In