Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga i pandehuri Armando Koçerri, i cili po hetohet si pjesë e bandës së Habilajve.
Më herët, togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë vendosur që të ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve.
Ndërkohë, në seancën e ardhshme pritet që Prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për Armando Koçerrin.
Armando Koçerri, i cili po hetohet si pjesë e bandës së Habiljave, u kap me 4 ton kanabis në banesë në Babicë të Vlorës.
/a.r