Pasi u akuzua publikisht nga administratori i firmës “Arlis-Ndertimi” shpk, se i ka kërkuar 1/3 e ndërtimit në zonën e lulishtes pranë ish-parkut të Autobusave, shtetasi Erion Isufi, kunat i kreut të PD Basha i është drejtuar gjykatës me padi. Ai akuzon shtetasin Armand Lilo për shpifje.
Firma e ndërtimit e cila ka rrethuar zonën pranë lulishtes sqaron se leja është marrë në vitin 2013 pas miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, kohë kur Bashkinë e drejtonte Basha.
Pas protestave nga eksponentë të PD pranë vendit ku do ngrihet objekti, firma “Arlis shpk”, akuzoi kunatin e Bashës se i ka kërkuar në vitin 2013 një pjesë të biznesit, dhe aps kundërshtisë nga ana e firmës bashkia e drejtuar nga Basha ngriti lulishten./a.m.