• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk i përballojnë dot faturat e energjisë

by A R
26/07/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet me të ardhur nën 25 mijë lekë në muaj, ku kryesisht bëjnë pjesë pensionistët, i paguajnë “më shtrenjtë” faturat e energjisë elektrike, në krahasim me familjet që regjistrojnë të ardhura mbi 50 mijë lekë në muaj.

Në këtë përfundim ka arritur studimi “Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike”, i cili përfshiu 1539 familje në 5 qarqe të vendit raporton Scan.

Referuar raportit, familjet me të ardhura mesatare nën 10 mijë lekë në muaj shpenzojnë 36% të të ardhurave të tyre për të paguar faturën e energjisë. Ndërkohë që familjet me të ardhura mesatare 10 mijë -25 mijë lekë shpenzojë 19.5% për të kryer këtë pagesë. Sasia e të ardhurave që shkon për faturën e energjisë ulet me rritjen e të ardhurave, duke shkuar në 12% për familjet me mbi 50 mijë lekë të ardhura.

Të pyetur nëse hasin vështirësi në pagesën e faturës së energjisë elektrike, 62% e të intervistuarve janë përgjigjur “po”, ndërkohë që kjo vështirësi, përkthehet në vështirësi për sigurimin e shërbimeve bazë të domosdoshme jetësore, ku përfshihet fikja e ngrohjes apo ngrohja vetën e një dhome, fikja e dritave në shtëpi; përdorimi më pak i ujit të ngrohtë; konsumimi i më pak ushqimeve dhe pijeve të ngrohta gjatë dimrit, etj.

Aktualisht masa e pensionit të vendit tonë varion nga 7 mijë lekë deri në 25 mijë lekë, ndërkohë që të paktë janë pensionistët që falë skemës së re që po aplikohet vitet e fundit, sigurojnë të ardhura disi më të larta. Ndërkaq, prej datës 1 janar 2015 kur u hoq fasha mbrojtëse prej 300 kw, u përcaktua një masë kompensimi prej 640 lekësh më muaj. Po ashtu, pensionistët përfitojnë edhe një kompensim të dytë për energjinë prej 648 lekësh, por sipas studimit të sipërpërmendur, “rezultatet tregojnë se, duhet të ekzistojnë më tepër masa dhe politika që mbështesin financiarisht shtresa të ndryshe, qofshin në nevojë apo jo për të përballuar dhe përmbushur çdo kërkesë minimale jetese”./a.m.

Next Post
Qëlloi me armë në qytet, prangoset pas 3 javësh i riu

Qëlloi me armë në qytet, prangoset pas 3 javësh i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In