Deputeti i PS, Pjerin Ndreu me anë të një statusi në Facebook ka deklaruar se ditën e sotme ishte mbldhja e fundit që bënte në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, duke konfirmuar kështu largimin nga ky post.
Ndreu sqaron se po largohet nga ky komision si deputet, për t’iu përkushtuar një sfide tjetër, garës për bashkinë e Lezhës.
“Sot pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Sigurise ne Kuvend, beme nje foto te gjithe bashke. U jam mirenjohes te gjithe kolegeve qe kam punuar ne ate komision qe nga viti 2013, te pozites dhe opozites, per gjithe mbeshtetjen, mirekuptimin, eksperiencen e ndersjellte, dhe tejkalimin e ndonje tensioni politik.Pas 6 viteve jete aktive ne ate komision, ndjehem me i pjekur dhe me i pergatitur per te perballu sfiden e veshtire qe me pret ne Bashkine e Lezhes. Faleminderit kolege qe me dhate energji e force per te ecur para dhe per te konkuruar per te fituar !”, shkruan Ndreu teksa poston një foto me kolegët e tij.
g.kosovari