• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjerin Ndreu: Bashkia e Lezhës ka degraduar, të shkruajmë një histori e re

by Java News
25/06/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Është një situatë skandaloze, në zemër të qytetit që nuk e gjen as në fshatin më të humbur të Shqipërisë”.

Kështu e ka komentuar kandidati socialist për Kryebashkiak të Lezhës, Pjerin Ndreu, situatën me infrastrukturën e qytetit, ndërsa është ndalur me kameran e ERTV-së në një prej lagjeve qëndrore ku infrastruktura është në gjendje të rëndë.

ERTV tregoi me kamera lagjien qëndrore “Besëlidhja” të Lezhës, e pasistemuar dhe pa standardet më minimale të infrastrukturës rrugore.

“Pamjet flasin se si në zemrën e qytetit, në lagjien “Besëlidhja”, Bashkia nuk ka bërë dot as 80 metra rrugë. Edhe gropat i kanë mbyllur me dheun, cfarë tregon për paaftësi totale dhe keqmenaxhim të taksave dhe granteve. Vetëm për 2018 Bashkia Lezhë ka një perfomancë skandaloze, pasi vetëm 4 % e ka përdorur për investime dhe për rroga. Ka degraduar nga bashki shërbimi në bashki punësimi, duke punësuar militantët dhe njerëz me lidhje miqësore e familjare”, tha Ndreu.

“Plani im emergjent është vendosja e një strukture të re funksinale në bashki, ku duhet rikompozuar mënyra e të vepruarit dhe komunikuarit me njerëzit. Duhet një politikë shumë agresive me mirëmenaxhimin e fondeve. Lezha ka shumë potencial, është fenomen turistik dhe në kulinari. Ne do të marrim në dorë qytetin, do e ridizenjojmë dhe do bëjmë një ndryshim radikal, edhe në njësitë administrative ku investmet janë në nivelin zero. Aty ka probleme me ujësjellës, kanale që nuk janë prekur fare. Bashkia është një godinë që nuk pret njerëz, nuk zgjidh problem të banorëve. Ne do të ndërtojmë një bashki ku çdo njeri do të ketë detyrën t’i përgjigjet qytetarëve”, shtoi ai.

Ndreu theksoi se tashmë ka gati një program të hartuar pas konsultimeve me 14 tryeza sipas fushave të interesit.

“Të gjithë janë dakord se në Lezhë nuk është punuar, duhet ndërtuar një histori e re, sepse askund më shumë se në Lezhë nevoja e ndryshimit nuk shihet. Ajo që është e qartë, ne kemi marrë mbështetje për të ndërhyrë në këtë gjendje skandaloze, me njerëz që paguhen në Bashki, por jetojnë jashtë shtetit. Kjo është një histori banale që duhet të marrë fund”,tha kandidati socialist.

/a.r

Next Post
Nga Audi dhe Volkswagen, te familjet mbretërore. Kush është avokati gjerman i Edi Ramës

Nga Audi dhe Volkswagen, te familjet mbretërore. Kush është avokati gjerman i Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In