• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjatat e preferuara të yjeve të futbollit/ Ronaldo pëlqen merlucin në skarë me patate, Mesi kotoletën milaneze

by Java News
06/06/2020 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një botë paralele me atë të futbollit, në kohët e futbollit modern ecën edhe ajo kulinare. Shijet e futbollistëve ndryshojnë siç ndodh me rolet e secilit prej tyre në fushën e lojës, ndaj edhe në tryezë secili ka shijet e veta. Pjatat e preferuara të kampionëve dhurojnë një larmi të madhe, shpesh një gjetje fantastike dhe shumë e veçantë, siç mund të jetë një goditje, e cila mund të zgjidhë një ndeshje të vështirë. Në shumë pjata mund të ndikojë tradita, në shumë të tjera shija, apo edhe përzierja e kalorive që i nevojiten një sportisti të kohëve të sotme, që të japë rendimentin e duhur, aq më tepër kur më poshtë listohen emra të shumë kampionëve të mëdhenj, siç mund të jenë Xhixhi Bufon, Luis Suarez, Serxho Ramos, Garet Bejl, Manuel Nojer, Tomas Myler, por pa dyshim edhe Leo Mesi, Nejmar dhe Kristiano Ronaldo.
baloteli

MARIO BALOTELI
Shëtiti botën në kërkim të afirmimit, por nga Italia nuk u nda kurrë në aspektin e shijeve. I rikthyer te Bresha, sulmuesi mund të shijojë pjatën e preferuar që janë picat. Si italian, çfarë mund të përzgjidhte tjetër?
bufon

XHANLUIXHI BUFON
“Konsumoj gjithçka, por pasta alla karbonara është e preferuara ime. Duhet të kem dikë pranë që të mos e teproj” deklaronte veterani i portës së Juves pak kohë më parë.
luis suarez

LUIS SUAREZ
I shënoi Interit në Champions, pasi si duket lidhja me Milanon është e fortë për shkak edhe të kotoletës milaneze, për të cilën uruguaiani “çmendet”.
sergio-ramos-real-madrid-2019-20_rpwlpmmihsjl1ucee1s018xjq

SERXHO RAMOS
Gjithnjë kërcen më lart se të gjithë. Mbase për shkak të pulës me salcë të cilën e konsumon shpesh. Te Reali nuk mund të shkelësh rregullat e ushqimit, por për kapitenin përjashtimi është i justifikuar.
didier_drogbascore

DIDIE DROGBA
Gjermanët i bënë një këngë Luka Tonit duke nënvizuar pasionin e tij për kanelonët. Ja që sulmuesi pëlqen makaronat me djathë nga të cilat nuk ka hequr dorë për asnjë moment gjatë karrierës që e pa të shpallej edhe kampion bote në vitin 2006.
bbenzema

KARIM BENZEMA
Algjerinë e ka tradhtuar për futbollin, por jo për kuzhinën. Sulmuesi i Realit vazhdon të adhurojë kuskusin, një pjatë tipikë e vendit të origjinës.
bejl

GARET BEJL
Futbollistët kanë rregulla të cilat edhe Garet Bejl si shokët e tij nuk i shkel, megjithatë kur është me pushime thuhet se konsumon shumë vezë me patatina.
ozil

MESUT OZIL
I rritur në Gjermani, nuk ka pranuar të heqë dorë nga kuzhina turke, sidomos për vaktin e parë të ditës kur ai konsumon Menemen, një pjatë tipikë me vezë, qepë, domate, speca, suxhuk dhe erëza. Mëngjes i bollshëm, e të mendosh se shoqërohet me bukë.
AGUERO2

SERXHO AGUERO
Peshku me patate është pjata e preferuar e argjentinasit, i cili në Angli ka mësuar edhe zakonet e tryezës.
FABREGAS

CESK FABREGAS
Spanjolli pëlqen të brendshmet e deles ose salçicet me oriz të skuqur. Të pandashme këto pjata për Fabregas, i cili, gjithsesi ka si ushqim të preferuar Mombarin, një pjatë arabe hiperkalorike.
kejn

HERRI KEJN
Tepër strikt në profesion, Kejn nuk e tepron kurrë, aq sa si ushqim të preferuar ka kosin me arra dhe fara.
salah

MOHAMED SALAH
Shumë i lidhur me tokën e tij, egjiptiani çmendet për Kusharin, një pjatë ku përfshihet orizi, makarona, thjerrëzat, qiqrat dhe një varietet hudhre egjiptiane.
Nojer

MANUEL NOJER
Si çdo gjerman tipik adhuron ushqimet me patate. Petullat e patates shoqëruar me salmon dhe sallatë janë preferenca e kapitenit të Bajernit.
nejmar

NEJMAR
Orizi me fasule, patate dhe mish është pjata më e dashur për brazilianin që nuk mund ta konsumojë sa herë të dojë për shkak të profesionit.
MESI BARCA

LIONEL MESI

Tashmë që është vegjetarian nuk dihet çfarë konsumon me më shumë dëshirë, por për sa kohë i hante të gjitha, “Pleshti” pëlqente kotoletat milaneze me salcë, proshutë dhe djathë. Ky pasion i kishte lindur në restorantin “El Napolitano” në Argjentinë.
rIBERI55

FRENK RIBERI
Edhe veterani i Fiorentinës adhuron Kuskusin, por edhe çdo ushqim tjetër arab.

cristianoronaldopaulodybala-cropped_12hju5b93ots41vwbc2ma9wiv4

KRISTIANO RONALDO
Strikt në regjimin e tij, portugezi preferon merlucin në skarë. Nëse shoqërohet me patate, vezë dhe qepë të skuqura akoma më mirë, teksa ullinjtë e zinj nuk duhet të mungojnë në servirjen e kësaj pjate.
DE ROSI

DANIELE DE ROSI
Thonë se në Argjentinë eksperimentoi shumë me ushqimin, megjithatë në zemrën e De Rosit asnjë pjatë nuk mund të zërë vendin e sallatës katalanase me karkaleca, pomodorini dhe rukola.
higuainii

GONZALO HIGUAIN
Napoli i ka lënë aq shumë gjurmë, sa për bomberin e Juves nuk ka asgjë më të mirë se pica.
bonuci

LEONARDO BONUÇI
Mbrojtësi bardhezi është i dhënë pas ëmbëlsirave, ku tiramisuja mban vendin e parë. Sidomos kur ia përgatit bashkëshortja.
skriniar.inter.2019.20.750x450

MILAN SHKRINIAR
Nuk dihet nëse Antonio Konte e lejon t’i konsumojë, por sllovaku raportohet si shumë i pasionuar pas lazanjës.

MANE

SADIO MANE
Shpejtësia dhe zbritjet e tij nuk janë rastësi. Është mësuar ta bëjë diçka të tillë edhe nëpër rrugët e Liverpulit në kërkim të restoranteve ku shërbehet salmon. I tymosur, i marinuar pak rëndësi ka.
myler

TOMAS MYLER
Vështirë që të ndahet nga Bavaria. Sulmuesi adhuron sanduiçin me Leberkeze, një lloj sallami shumë i konsumuar brenda kufijve teutonë. / Panorama sport

g.kosovari

Next Post
Shijak/ Nga dje ka nisur dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga tërmeti për riparimin e banesave, ja si mund të përfitoni

Shijak/ Nga dje ka nisur dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga tërmeti për riparimin e banesave, ja si mund të përfitoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In