Policia në Korçë ka arrestuar një të ri pasi i gjeti në automjet dhe banesë, armë, drogë dhe municione luftarake. Policia arrestoi në flangrancë Orlind Pilinçin, 26 vjeç dhe ka shpallur në kërkim babain e tij Arben Pilinçi, 44 vjeç, i cili ka dhe rolin e “Kryeplakut” të fshatit Podgorie.
Gazeta ‘Panoram’ shkruan se ky i fundit rezulton dhe me precedentë të mëparshëm penalë, për veprat: “Vrasja me dashje” e “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Arrestimi i 26-vjeçarit u bë pasi, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesën e tij, iu gjetën:
- 1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva,
- 1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,
- 32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm,
- 8 fishekë luftarakë, të kalibrit 7.62 mm,
- 10 kapsolla detonatore,
- 4 thika,
- 1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA,
- 1 automjet tip “Hummer” me targa AA 111 JZ,
- 6500 Euro, 200 000 lekë,
- 1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,
- 1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.