• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pistë e re hetimi, çifti në Pogradec u vra për t’u grabitur

by A R
01/03/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit në 18 shkurt, ku burrë e grua, 26 dhe 23 vjeç u gjendën të pajetë në një kasolle.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se bashkëshortët Fatbardha dhe Erzen Torra janë vrarë nga një i afërm i tyre.

Çifti që u gjet i vrarë, Fatbardha dhe Erzen Torra Fillimisht u tha se dyshohej të kishte qenë 23 ­vjecarja Fatbardha Torra autore e krimit, duke vrarë burrin me një dru pas koke, e më pas duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Por babai i Erzenit, Avni Torra ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë, duke hedhur dyshimet se djali dhe nusja e tij mund të jenë vrarë nga dikush tjetër.

Trupat e pajetë u gjendën nga vëllai i Erzenit në një kasolle, afër banesës ku ata jetonin. Nga hetimet e deritanishme të ngjarjes ka rezultuar se nuk është 23­ vjeçarja Fatbardha autore e krimit, por një i afërm i familjes Torra.

Dëshmia e babait të Erzenit, por edhe ato të fqinjëve të çiftit kanë bërë që hetimet të thellohen edhe në këtë pistë. Sipas deklarimeve të tyre,

Fatbardha nuk kishte konflikte me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte dy fëmijë. Vetë babai i Erzenit përjashtoi mundësinë që Fatbardha të ishte autore e krimit, pasi sipas tij ata kishin marrëdhënie shumë të mira me njëri­tjetrin, por edhe me familjarët e tjerë.

Nisur nga kjo, ai kërkoi hetime të mëtejshme nga policia. Sipas burimeve për “GSH”, pista e re e hetimeve hedh dyshime se autor i krimit të dyfishtë mund të jetë një i afërm i familjes Torra.

Mësohet se në banesën e çiftit ka pasur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ia kishin dërguar dy prindërit që jetonin prej kohësh në SHBA, por që janë zhdukur pas ngjarjes së rëndë.

Dyshohet se personi që ka kryer krimin, të ketë pasur dijeni për këto para. Viktimës, Erzen Torra nuk i është gjetur as portofoli dhe as dokumentet e makinës.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe po vlerëson provat e gjetur, ndonëse ende nuk ka një persona të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. /b.d

Next Post
Spahiu sqaron pajtimin me Berishën: Ne jemi burra shteti që i lëmë pas mëritë personale

Spahiu sqaron pajtimin me Berishën: Ne jemi burra shteti që i lëmë pas mëritë personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In