• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pista (jo)befasuese greke: “Pas arrestimit të Veliajt fshihet një strukturë…” Çfarë ka dashur të thotë Edi Rama?

by A R
10/03/2025 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrë nga gazeta DITA

Një deklaratë e kryeministrit në një takim të mbyllur dhe një artikull që bëri bujë ditën e djeshme: Disa rastësi të habitshme greke të dyshes Dado-Bani dhe pretendimi për një intrigë pushteti në Tiranë e lidhur me shërbimet sekrete dhe rastin Beleri

Në një mbledhje të mbyllur pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është shprehur se ky arrestim “nuk është vepër e një njeriu të vetëm” dhe ka shtuar se bëhet fjalë për një “strukturë”. E cila synon jo thjesht arrestimin e Veliajt por rrëzimin e vetë Ramës

Për çfarë e ka patur fjalën kryeministri dhe çfarë informacionesh ka ai?

Duke qenë se njihet si kozmopolit me një lloj alergjie ndaj çështjeve të spiunazhit të huaj, Rama e ka të vështirë të artikulohet qartë rreth temave të tilla, i kompleksuar edhe nga fakti që nuk dëshiron t’u ngjajë paraardhësve të tij.

Por persona të pranishëm në takim kanë kuptuar të gjithë nga konteksti i bisedës se fjala ishte për një “strukturë” ose “organizëm” të huaj, pra jashtë Shqipërisë. Një burim i dytë është shprehur pas këtij takimi që kjo “strukturë” është angazhuar për rrëzimin e Ramës, me shkak retorikën dhe veprimet e tij, veçanërisht pas zhvillimeve me zgjedhjet lokale në një bashki në jug të vendit.

A është e mundur që “struktura” e nënkuptuar nga kryeministri ka aktivizuar një projekt, pjesë e të cilit janë bërë persona në SPAK dhe GJKKO? Kjo mbetet për t’u parë. Janë institucionet që duhet të kenë informacione të sakta dhe madje të kundërpërgjigjen për situata të këtij niveli.

Por gjatë ditës së diel, në disa media online është botuar një artikull i pazakontë mbi prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes Veliaj, i cili është përhapur masivisht. Të dhënat e paraqitura në këtë artikull duhen hetuar dhe verifikuar, pasi akuzat që ngrihen aty janë serioze dhe nuk mund të kalohen si një zhurmë e zakonshme e rrjeteve sociale.

Për çfarë bëhet fjalë?

Artikulli i botuar fillimisht në faqen investiguese “Prapaskena” dhe më pas në media të tjera, pretendon se prokurori Olsi Dado dhe gjyqtari Erjon Bani kanë të dy lidhje me Greqinë dhe lobin grek të SHBA, të cilët kanë qenë shumë aktivë në prapaskenën e krizës së fortë mes Tiranës dhe Athinës pas ngjarjeve me Bashkinë e Himarës, ose çështjen Beleri

Në artikull ndër të tjera shkruhet:

“…. Si shumë familje myslimane çame të spastruara etnikisht prej shtetit grek, pas Luftës së Dytë Botërore në 1944 edhe familja “Bani” u dëbua nga Paramithia dhe erdhi në Shqipëri. Ajo u vendos në rrethinat e Sarandës.

Brahim dhe Feruze Bani janë gjyshi dhe gjyshja e gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Bani. Brahimi dhe Feruzeja lindën e rritën në Sarandë tre djem, njëri prej tyre quhet Ramiz, babai i Erjon Banit. Ramizi u martua me Irfanën, nënën e Erjon Banit. Ramiz dhe Irfania patën tre fëmijë: Erjon, Bledar dhe Rafaela Bani.

Pas vitit 1990, Ramizi dhe Irfania kaluan disa herë kufirin duke shkuar në qytezën e të parëve, Paramithia, tashmë e pushtuar nga vllehët dhe “grekët”. Në 1995 dhe 1996, ata ndërruan emrat me vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë. Ramizi u bë “Jani” dhe Irfania u bë “Eleni”. Tashmë prindërit e Erjon Banit, nga çamë myslimanë, u kthyen në ortodoksë grekë.

Të njëjtën gjë bënë edhe dy vëllezërit e Ramiz (Jani) Banit, të dy ndërruan emrat, i shndërruan nga emra shqiptarë-çamë në greko-amerikanë. Njëri u bë Stivi Bani dhe tjetri Dario Bani. Madje, xhaxhai i Erjon Banit, me emrin Dario, nuk ndërroi vetëm emrin, por edhe atësinë dhe amësinë; nga Brahim e ktheu atësinë në “Braham” dhe emrin e nënës nga Feruze e ktheu në “Maria”.

Të gjithë të shndërruarit “Bani” nga çamë shqiptarë në ortodoksë grekë, përfituan dokumentet dhe pasaportat e shtetit fqinj. Familja çame myslimane e Brahim dhe Feruze Banit humbi identitetin dhe fenë. Tashmë kishte tre djem “grekë” të lindur si shqiptarë në Sarandë me emrat Jani, Stivi dhe Dario. Të tre ‘çamët’ krijuan familje në Shqipëri, të cilat i regjistruan edhe në Greqi si qytetarë të Greqisë. Të gjithë u pajisën me nënshtetësi greke.

Erjon Bani 19 vjeçar, dërgohet në Tiranë ku përfundon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Më pas ai u bë gjyqtar, ndërsa vëllai dhe motra u larguan si “grekë”, njëri për në Belgjikë dhe tjetra në SHBA.

Prokurori Ols Dado, në vetedeklarimin e tij, rezulton se ka pasur një ndërprerje tre mujore nga fakulteti. Ai ka shkuar… në Greqi për të bërë… një kurs për Filozof. Pasi mbaroi kursin, u kthye të vijojë shkollën për jurist.

Ndërkaq, djali i vetëm i Ols Dados, Kris Dado, rezulton me pasaportë greke, me certifikatë lindje në Athinë dhe i pagëzuar nga një prift grek” – shkruhet në artikull.

Ndryshim i emrave të familjes së z.Bani
Deklarata për kursin grek të z.Dado

Sipas artikullit fakti që si prokurori ashtu dhe gjykatësi i Veliajt kanë lidhje të tilla me të njëjtën adresë, është një “rastësi” që duhet të paktën “të tërheqë vëmendjen e Shërbimit Informativ Shqiptar për infiltrimin e mundshëm të shërbimit grek në zemër të drejtësisë re”.

Ta ketë patur fjalën për të njëjtën gjë edhe kryeministri kur ka përdorur në takimin e mbyllur termin “strukturë” dhe a kanë të bëjnë fillesat e kësaj intrige pushteti, me tiparet e një puçi, me atë që ndodhi me Bashkinë e Himarës, siç pretendohet në artikujt e përhapur online këtë të dielë? Një plan hakmarrje i Athinës me Ramën që është në zbatim e sipër? Apo një teori konspirative?

Next Post
LaCivita në fushatën e PD, Rama: S’ka turist që vjen nga SHBA, me kushedi çfarë page, për të bërë makiazh trumpist…

LaCivita në fushatën e PD, Rama: S'ka turist që vjen nga SHBA, me kushedi çfarë page, për të bërë makiazh trumpist...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In