• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pishinat, si të mbrohemi dhe t’i parandalojmë infeksionet

by Java News
18/06/2018 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit. Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të pushimit, det apo mal. Por ka nga ata që zgjedhin edhe frekuentimin e shpeshtë të pishinave. Fakt është, se kjo nuk vjen pa pasoja për shëndetin. Nëse jeni frekuentues i pishinave apo parqeve ujore duhet të keni parasysh rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit tuaj duke parandaluar infeksionet.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se klori është një dezinfektues shumë i mirë për bakteret dhe arrin të na mbrojë nga kontakti me to, ju sigurojmë se klori nuk arrin t’i zhdukë të gjitha bakteret që ndodhen në ujin e pishinave. Ka baktere sot që janë shumë tolerantë ndaj klorit, të cilët shkaktojnë infeksione të rënda për trupin e njeriut. Një prej këtyre baktereve gjendet dhe në pishina. Gëlltitja e një sasie shumë të vogël nga uji i pishinës që përmban këto baktere në njerëz të caktuar, shkakton sëmundje infektive të rënda.

Bakteret e ujit përhapen duke gëlltitur ujin, si dhe duke patur kontakt me ujë të kontaminuar; si uji në pishina, liqene apo lumenj, si dhe parqet e lojrave me ujë apo shatërvane. Bakteret e ujit sjellin një sërë problemesh në organizmin e njeriut, si sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet e lëkurës, veshit, probleme me frymëmarrjen, sytë, probleme neurologjike etj. Rastet më të shpeshta paraqiten me diarre. Diarreja shkaktohet nga bakteri Cryptosporidium, giardia lambia apo e-coli. Të gjithë njerzit që notojnë rregullisht apo ata që frekuentojnë pishinat në ditët e verës duhet të kenë parasysh të jenë të kujdesshëm, pasi kanë një rol kryesor në parandalimin e përhapjes së baktereve.

Si shkaktohen infeksionet e ujit?

Njerëzit që frekuentojnë pishinat kur prekin ujin, njëkohësisht prekin edhe bakteret që janë në të. Bakteret në zonën anale sjellin ndotjen e ujit dhe kjo është më e theksuar te personat që vuajnë nga diarreja. Infeksionet e pishinave gjithashtu mund të shkaktohen nga kimikatet në ujë ose kimikatet që avullojnë nga uji dhe shkaktojnë probleme të cilësisë së ajrit.

Cili është roli i klorit në pishina?

Prezenca e klorit në pishina sigurisht që eliminon bakteret që ndodhen në ujë, por koha për t’i zhdukur ato është e ngadaltë. Për të zhdukur bakteret si Crypto ose ndryshe Cryptosporidium që më së shumti gjendet në pishina, kërkojnë kohë më të gjatë për t’u eliminuar. Parazitët e Cryptosporidium janë një nga shkaqet më të zakonshme të diarresë infektive tek njerëzit, sepse ato nuk mund të zhduken lehtë nga klori dhe mund të mbijetojnë deri në 10 ditë në ujë, edhe në ujë të trajtuar sipas standarteve.

ma.me

Next Post
‘Rilindja Rurale’, Rama: Projekti si do nxjerrim agro-biznesin nga izolimi në treg!

'Rilindja Rurale', Rama: Projekti si do nxjerrim agro-biznesin nga izolimi në treg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

February 5, 2026
“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

February 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Beqiri: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In