• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Piro Misha: Biblioteka Kombëtare në rrezik, prej vitesh ne i fusim librat në kuti bananesh

by Java News
24/02/2024 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Librat kapicë nëpër kartonë bananesh, salla leximi të mbyllura, automate që ulen për të eleminuar rrezikun e zjarrin kur punonjësit mbyllin zyrat. Është kjo gjendja e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në vitin 2024. Po si përfunduam në këtë gjendje? Si iu morën hapësirat bibliotekës nga privati në pothuaj 3 dekada? Dhe pse është kaq e pamundur për shtetin shqiptar sot të lirojë hapësirat për hisr të interesit publik? Në një intervistë për “News24” drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha flet për gjendjen alarmante në institucionin kombëtar.

Kur mbërrin para hyrjes së Bibliotekës me shkronja të mëdha lexohet Instituti Italian i Kulturës. Në një shkallë 1/10 poshtë një strehe lexohet edhe Biblioteka Kombëtare.

Drejtori i saj, Piro Misha, flet për “koleksione të rralla në katet nëntokësore që duhen shfaqur. Do të ekspozojmë thesaret në Bankën e Shtetit falë një bashkëpunimi me Guvernatorin e Bankës. Ne kemi koleksione që sjellin rilindjen europiane. Kemi rreth 1000 vepra të koleksionit venecian në bibliotekë dhe sivjet do hapim tri ekspozita, donacionin e bibliotekes se Pierre Cabanes dhe një bibël me parathënie nga Erasmusi i Roterdamit”.

Por ndërsa godina ruan thesare, godina vetë është në gjendje alarmi. Prej vitesh, biblioteka vuan mungesën e hapësirave por shqetësimi ka rënë në vesh të shurdhër. Vite më parë, biblioteka pësoi përmbytje dhe u përfshi nga zjarri por prej asaj kohe, rreziku nuk është zhdukur.

“Ju shtroni problemin e konservimit. Biblioteka mban gjallë kujtesën e vendit tonë është historia e fjalës së shkruar shqip. Përveç sallës ku më herët ka rënë zjarri dhe me ndihën e Ministrisë së kulturës u ribë sistemi elektrik, pjesa tjetër, akoma është super e amortizuar, sa ne, biblioteka kombëtare ka një rregull të hekurt, që në momentin që ikin punonjësit ikin gjithë siguresat që të mos ndodhin më ndonjë aksident”, thotë Misha.

Ai sqaron se disa antikuare janë futur në kuti metalike për tu ruajtur. Ai thotë se duhet patjetër një bibliotekë sepse asgjë nuk bëhet më me arna.

“Biblioteka u bë më 1961 dhe në 1996 u dha me qira një pjesë e Pallatit të Kulturës dhe më pas u privatizua. Por edhe sikur mos të ishte marrë asnjë hapësirë, nuk do mjaftonte. Është domosdoshmëri një bibliotekë e re”, thotë ai.

Pyetjes se çfarë do bëhet me godinën ku sot është bibliteka nëse institucioni ikën në vend tjetër, Misha i përgjigjet me nevojën për bibliotekë qyteti. Ndërsa institucionet ikin nga qendra dhe qendra shformohet ose riformulohet, ikja e Bibliotekës nga qendra ngre edhe një shqetësim të ri, jo vetëm ku shkon institucioni por edhe cili është fati i Pallatit të kulturës.

“Librat duhen afër njerëzve. Prej vitesh ne i fusim librat në kuti bananesh, se s’ka më vend poshtë. Në fond nuk futet më asnjë libër se kanë arritur deri në tavan librat. I keni parë sallat poshtë janë mbyllur dhe janë bërë magazina. I fusim në kuti bananesh sepse marrin ajër, ndaj zgjidhen kutitë e bananeve. Biblioteka e re është domosdoshmëri”, thotë Misha.

“Librat ruhen, pavarësisht zjarrit dhe përmbytjes. Nuk ishte faji i pararendëses sime. Mund t’i ndodhte kujtdo. Sepse mund të ndodhte një qark i kshkurtër kur është amortizuar gjithë rrjeti. Por nuk është me arnime. Këtu do një bibliotekë të re. Këtu ka njerëz të caktuar që merren vetëm me sigurinë që të shohin që janë ulur gjithë siguresat, që mos të ketë asnjë mundësi që të ketë më zjarr, të paktën kur nuk jemi ne, se kur jemi ne, është ndyrshe. Por biblioteka nuk është ruajtur gjërat që në bodrume” thotë Misha.

“Ne duhet të ndërgjegjësohemi për urgjencën që ka. Është pjesë e historisë sonë se tregojnë lidhjet tona me botën.

/f.s

Next Post
Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë inaugurohet më 4 mars, në diskutim krijimi i bazës detare

Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë inaugurohet më 4 mars, në diskutim krijimi i bazës detare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In