Gerard Pique ka postuar një fotografi në Facebook ku ka shprehur gëzimin e tij për trofeun e La Ligas të fituar dje. E bukur ka qenë se në mes të mijëra personave që i uruan fitoren e trofeut, ishte dhe një tifoz shqiptar i Real Madridit, shkruan Koha.net.
“Përgëzime. E merituat. Jam tifoz i Realit”, ishte komenti i shkruar nga Arben Krasniqi.
Ndër të paktët që kanë marrë përgjigje nga Pique ishte vet Arbeni, i cili kishte dhe komentin me më së shumti pëlqime. “Faleminderit Arben!”, komentoi shkurt Pique.
Barcelona, me fitoren 0-1 ndaj Atleticos mbrëmë siguroi titullin e 23-të në Spanjë.









