• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pipero: Në mjedise publike duhet të mbajmë maska sa kohë e kemi epideminë mes nesh

by Java News
07/04/2020 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhet të bindemi që tashmë jeta jonë do të ndryshojë. Ndërkohë që mjeku Pëllumb Pipero paralajmëron që për një periudhë 7-8 ditore kurba do të bjerë, por kjo nuk do të thotë se duhet të bjerë kujdesi.

Në një intervistë me skype për “OraNews” Pipero nënvizon se sado i çliruar një vend nga koronavirusi nuk do të jetë i tillë, nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit. Jep dhe një këshillë për përdorimin e maskave, një cështje që vijon të jetë tepër e debatuar këto ditë.

“Qëndrimi i OBSH-së dhe i ynë sa i takon përdorimit të maskave nuk ka ndryshuar. Nëse jemi në mjedise publike, hyjmë në një supermarket, apo shkojmë në spital apo, të hipim në një mjet të transportit public duhet medoemos të mbajmë maskën. Nëse jemi në rrugë dhe ruajmë distancimin social apo largësinë 1-2 metra, nuk ka arsye të mbahen maska, por në mjedise publike duhet të mbajmë maska sakohë e kemi epideminë mes nesh. Vazhdoj të këmbëngul që një vend quhet i çliruar nga epidemia kur së paku një muaj rresht të mos kemi raste të reja nga rasti i fundit. Por duke marrë në konsideratë sado i çliruar një vend, nuk do të jetë i tillë, nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit. Kjo do të thotë që kujdesi do të jetë vazhdimisht i shtuar. Masat duhen marrë në përputhje me ecurinë e epidemisë në vendin tonë”, u shpreh Pipero.

A është kjo koha e duhur për të dhënë pak më tepër liri qytetarëve?

Besoj fort se qeveria i ka marrë masat në kohën e duhur. Kjo javë do të jetë në shifra pak a shumë të njëjta ndoshta pak më poshtë sesa java e kaluar, dhe unë do e çuaj një vijë horizontale, apo shesh pushimi dhe gradualisht do nisin të biejnë, të paktën kjo duke iu referuar kurbave në Itali e Spanjë e Kinë. Por ne jemi më mirë se Italia e Spanja sepse kurba ka qenë e butë pasi qeveria mori masat shumë më parë. Zbutja e rënia e kurbës do të jetë graduale, pra do të zgjasë pak më shumë në kohë por do kemi më shumë mundësi për ta përballuar, sikundër e kemi përballuar. Unë do të thoja që pas 7-8 ditësh ndoshta duhet të nisin të zbuten masat shtrënguese të qeverisë. E gjykoj racionalitet dhe propocionalitet me ecurinë e epidemisë së vendit tonë.

Java që sapo lamë ishte e pikut, dhe kjo javë është ajo e sheshpushimit.

Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese më të lehta por më të shtrënguara, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Pra pavarësisht se masat mund të lehtësohen nuk duhet të jenë të lehtësuara dhe nuk mund të lehtësohen për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë pasi ato vazhdojnë të jenë të rrezikuar një lloj si kur kemi 2 raste apo 200 raste. Për ta periudha qëndrimit të detyruar në shtëpi do të jetë më e gjatë. Në përputhje me to do të kemi dhe rigjallërim të aktivitetit ekonomik, por I mbetet qeverisë të marrë masat e duhura në përputhje me rekomandimet e specialistëve.

Next Post
Gjendja te Infektivi/ MSH: 8 pacientë në terapi intensive, 3 prej tyre…

E FUNDIT/ Ulet numri i rasteve të reja me Covid-19 në vend! 383 të prekur në total, ja harta e përhapjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

January 23, 2026
Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

January 23, 2026
“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In