• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pipero flet nga Vlora: Epidemia po vjen duke u ulur, vlonjatët popull rebel por respektuan urdhërat e qeverisë

by Ardit Rada
03/05/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Unë besoj që Vlora gradualisht po bëhet gati sepse masat po lehtësohen dita-ditës. Epidemia ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi, ndërkohë Vlora nesër shpallet zonë e gjelbër dhe është një lajm jashtëzakonisht i mirë. Ka 3-4 javë pa asnjë rast të ri, kështu që në qoftë se ju e konsideroni një mesazh të tillë, le të jetë ky i afrimit të turizmit për Vlorën. Pse jo?!”. Kështu shprehet mjeku Pëllumb Pipero, i cili prej 2 muajsh ka qenë një nga zërat më të fortë informues sa i takon pandemisë së koronavirusit.

Ai ka qenë Vlorë për arsye profesionale por edhe personale dhe ka folur për gazetarët. Pipero ka sqaruar se megjithëse situata është e qetë, nuk duhet të ketë rënie të vigjilencës dhe kujdesit, duke treguar masat që duhet të respektojë çdo qytetar.

“Situata është shumë e qetë. Epidemia ka një ritëm rënës, ulje të qëndrueshme. Edhe sa i takon numrit të rasteve të shtruara, që po shtrohen në spital që janë 2-3 në ditë, herë pa asnjë rast fare, edhe sa i takon numrit të rasteve të reja pozitivë që dita e fundit e ka qenë 9, 7, 6 sot. Lajmi i mirë është që numri i rasteve të shëruara shtohet nga dita në ditë, tashmë kemi më shumë se gjysmën e personave të prekur të shëruar. Situata është mjaft e qetë por kjo qetësi nuk duhet të na ulë as vigjilencën, nuk duhet të na vërë as në gjumë, nuk duhet të na ulë as kujdesin. Ende virusi qarkullon, pavarësisht se me ritëm të ulët dhe ndofta edhe me virulencë të ulët por ende qarkullon. Sa kohë virusi qarkullon neve duhet që medoemos të respektojmë ato masa të rëndësishme shumë për këtë fazë të dytë që është faza e hapjes graduale por e qëndrueshme. Do të thotë që ende duhet të kemi kujdes, sidomos në vende publike. Qytetarët të ruajnë distancën fizike, të vendosin një maskë, ata që shërbejnë të kenë maska e doreza, higjiena e duarve, larja sa më shpesh, janë disa masa që duhet t’i respektojmë në vijimësi”, tha Pipero.

Sipas tij, hapja rajonale është një hapje e rekomanduar edhe nga OBSH-ja por edhe  strategjitë e vendeve të tjera. “Hapja rajonale, atje ku kemi 2-3 javë pa qarkullim virusi nuk duhet të kemi frikë. Pra të lejohet qarkullimi i njerëzve, automjeteve pse jo, hapja e lokaleve. Normalisht sipas udhëzimeve. Kujdesi është të ruajmë një lloj distance fizike. Të mos bëhemi grumbull, të mos jemi më shumë se 2 veta mundësisht, të ruajmë një distancë 1 -1.5 metër. Kur hyjmë në mjedise publike të vendosim një maskë, të tregojmë kujdes për duart, t’i lajmë sa më shpesh. Të ecim, të ekspozohemi në diell është një gjë shumë e mirë, të pimë lëngje sa më shumë. Por distancomi fizik është i nevojshëm për sa kohë virusi qarkullon”, deklaroi mjeku i njohur.

Por çfarë e ka favorizuar Vlorën? Pipero përmend disa arsye, duke mos harruar bujarinë e Zotit.

“Ekipet e mjekëve epidemiologë dhe specialistëve kanë bërë një punë të mrekullueshme në gjithë vendin. Strategjia e gjurmimit të kontakteve ka qenë efikas, monitorimi adekuat i situatës, izolimi i shpejtë i rasteve me klinikë dhe i kontakteve, kanë mundësuar që të izolohet shumë shpejt çdo rast i ri i konstatuar në Vlorë. Ky ka qenë çelësi i suksesit mendoj unë dhe nga ana tjetër besoj që ndryshe nga sa jemi mësuar që vlonjatët janë pak popull rebel, besoj fort që qytetarët e Vlorës kanë respektuar në mënyrë optimale udhëzimet apo urdhrat e qeverisë, i kanë respektuar normat e distancimit social, këshillat që kemi dhënë ne dhe ndoshta është dhe pak dhuratë e Zotit, fat”, tha ai.

I pyetur se përse ka shkuar në Vlorë, Pipero ka treguar arsyet.
“Pse kam ardhur në Vlorë është pyetje pak e vështirë. Kisha një konsultë me një kolegun tim mjek, për një rast që nuk kishte lidhje me COVID por për një sëmundje tjetër, meqë nuk kishin mundësi ta sillnin në Tiranë, erdha e konsultova këtu. Dhe shfrytëzova rastin të shfrytëzoj diellin, po të shikoj dhe qytetarët e relaksuar të Vlorës, por t’ju takoj dhe juve me këtë rast”, u shpreh Pipero.

/e.rr

Next Post
“Dua foto dhe video”/ Moderatorja shqiptare super xheloze, paguan qindra euro detektivin për të kapur mat të dashurin

"Dua foto dhe video"/ Moderatorja shqiptare super xheloze, paguan qindra euro detektivin për të kapur mat të dashurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In