Trajneri Stefano Pioli është gati që të ndërtojë një Inter të bazuar në italianë. Në një intervistë për Corriere dello Sport, Pioli ka thënë se tek Interi do të dëshironte transferimin e dy lojtarëve italianë.
“Do të doja t’i kisha Domenico Berardin dhe Federico Bernardeschin”, ka thënë Pioli.
“Mendoj se Allegri ka plotësisht të drejtë kur thotë se një ekip i suksesshëm duhet të ketë shumë lojtarë italianë dhe prova më e mirë është Juventusi dhe Milani i Arrigo Sacchit”, ka shtuar ai.
“Mendoj se Interi e di për këtë dhe ardhja e Gagliardinit është pjesë e këtij synimi. Në të ardhmen duhet të ketë transferime të tilla, për ta ndërtuar një Inter të bazuar në italianë”, përgatiti Koha. (b.an)