• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pinte birra me motrën e vdekur në shtëpi”. Detaje rrëqethëse nga vrasja në Shkodër

by A R
08/06/2021 00:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Etleva Delia zbuloi të tjera detaje të rënda nga ngjarja që tronditi një mbrëmjen e së dielës Shkodrën, atje ku policia zbuloi vrasjen e Diana Vukajt nga dora e vëllait të saj Fabian Vukaj.

Sipas gazetares, 58-vjeçarja dyshohet se u vra më datë 4 e gjatë kësaj kohe, vëllai bënte një jetë normale, dilte luante bilardo e konsumonte alkool. 55-vjeçari dyshohet se e vrau të motrën e cila jetonte në Gjermani, pasi ajo kishte porositur mobilie për shtëpinë në Shkodër dhe atë në Velipojë, që siç tregon gazetarja, përdoreshin nga vëllai i saj, sepse vetë Diana jetonte në Gjermani.

Mirëpo duke qenë një njeri i alkoolizuar dhe bixhozçi, ai i donte paratë në dorë dhe duket se në sherr e sipër e qëlloi të motrën për vdekje. Deliu tha në “Opinion” se fillimisht kishin qenë punonjësit e mobilierisë, të cilët e telefonin gruan për t’i thënë se porosia ishte gati, por në telefon u dilte vëllai i saj që u thoshte të mos telefononin kot, se nuk ajo nuk do t’u përgjigjej.

Madje sipas gazetares, 55-vjeçari u kishte thënë edhe të tjerëve se e kishte vrarë të motrën, por duke qenë se njihej si konsumues alkooli, nuk e kishin besuar…

Etleva Delia: Ajo u kthye për pushime, erdhi tek vëllai që e mbante, i çonte lekë çdo muaj, nga 300 euro në muaj për t’u ushqyer, sepse vetë ishte i papunë. Ai vetëm pinte, luante bixhoz. Madje kohët e fundit kishte porositur edhe mobili e që t’i mobilonte shtëpinë ku rrinte vëllai. Për ato paratë e mobilieve ka nisur e gjitha, sepse i donte vetë… i donte kesh.

Blendi Fevziu: Paratë ajo i kishte për të mobiluar shtëpinë e vëllait, jo të sajën në Velipojë?

Etleva Delia: Vëllai e përdorte edhe shtëpinë në Velipojë edhe këtë në Shkodër, sepse ajo ikte në Gjermani, jetonte atje. Kishte një shtëpi pushimi që e kishte marrë në Velipojë, që sigurisht do të shkonte dhe vëllai që do jetonte atje dhe kishte shtëpinë ku jetonte vëllai vetëm, beqar, që donte paratë kesh që t’i konsumonte alkool ose të luante bixhoz, sepse këto dy gjëra bënte. Ajo kishte porositur mobilie në një kompani në Shkodër dhe ata merrnin… madje kështu ka filluar dyshimet, ata telefononin për të thënë që porosia ishte gati dhe ky që u thoshte mos telefononi kot se nuk do ju përgjigjet.

Blendi Fevziu: I thoshte që nuk do ju përgjigjet?

Etleva Delia: Po, dhe në fshat dilte dhe thoshe që e kam vrarë, e kam në shtëpi motrën, por nuk e besonin sepse ishte njeri që pinte.

Blendi Fevziu: Dilte në fshat dhe thoshte e kam vrarë motrën dhe e kam në shtëpi?

Etleva Delia: Po e ka thënë, deri në momentin që shoqja e viktimës është shqetësuar dhe ka filluar që të interesohet se ku është sepse nuk i përgjigjej as në telefon dhe në këtë moment është dyshuar, ka ardhur policia…

Blendi Fevziu: E ka qëlluar me armë me silenciator apo jo? Po ç’donte arma me silenciator në shtëpinë e këtij?

Etleva Delia: Po në Shkodër çfarë nuk ka… Aty janë gjetur 17 bidonë birre, që janë 1 litërsh e gjysmë, nuk e di se përsa kohë mund t’i ketë pirë ky ato. Ose i ka pirë të gjitha atë ditë që ka bërë krimin, apo i ka pirë në vazhdimësi dhe me motrën e vdekur aty…

Blendi Fevziu: E mbante në shtëpi motrën e vdekur?

Poli Hoxha: Dilte lozte dhe bilardo…vazhdonte jetën normal, flinte në shtëpi.

Etleva Delia: Dyshohet që ajo është vrarë më datë 4.

Blendi Fevziu: Dhe ajo u gjet më datë 6… e tmerrshme! Domethënë një jetë normale me të vdekurin në shtëpi. Po ky është problem psikik pastaj.

/a.r

Next Post
“Java nis me mot të freskët”/ Meteorologu: Ja çfarë pritet të ndodhë nga e mërkura

Mëngjesi nis me shi/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In