• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pinë kokainë deri në 2 të mëngjesit, shqiptari godet 62 herë me thikë rumunin

by
27/10/2021 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një baba i tre fëmijëve është masakruar me thikë nga një shqiptar në Birmingham të Anglisë. Viktima, Marian Savu 43-vjeç nga Rumania raportohet se u ndoq nga shqiptari dhe më pas u godit me thikë 62 herë në mes të rrugës.

Marian Savu, thuhet se u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi të Perry Barr në Birmingham, Angli. Ndërsa Savu vrapoi jashtë vendit për t’ju shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë të madhe dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën, raportoi Birmingham Mail.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa orë më vonë, rreth orës 2 të mëngjesit, dyshja raportohet se kanë pirë kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefonin e tij, Hasa ka nxjerrë një thikë, i ka vendosur krahun Savu-së në qafë dhe dyshohet se e ka zhytur tehun e thikës në trupin e viktimës nga një distancë e afërt.

Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës.

Burrat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi brutal.

Savu i shmangu në një farë mënyre sulmet pasuese, doli me vrap nga apartamenti Perry Villa Drive dhe vrapoi drejt një kryqëzimi. Megjithatë, i akuzuari arriti ta ndiqte dhe vazhdoi ta godiste me thikë edhe pasi Savu ishte rrëzuar në tokë. Hasa thuhet se e sulmoi atë edhe teksa po jepte frymën e fundit. Viktima thuhet se vdiq pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi thika i kishte prerë venat në qafë.

Pasi vrau Savu-n, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij. Ndërkohë, dëshmitarët thirrën shërbimet e urgjencës pasi panë para syve të tyre duke u vrarë një burrë.

Oficerët e policisë ndoqën gjurmët e gjakut në Perry Villa Drive, ku Hasa i çorientuar, i zhytur në gjak, thuhet se iu hapi derën. Hasa është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për vrasje.

/b.h

Next Post
“Nuk po merremi vesh”, Duka: Ne shkuam të votonim Nikollën, ato filluan të grisnin fletët e votimit

Vettingu në politikë/ Agron Duka kundër Bashës: Është propozim i tepërt, i panevojshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In