Përbërësit për 4 persona:
250 ml krem kokosi (gjendet me kuti)
500 ml Batida de Coco (lloj krem kokosi me qumësht dhe alkool)
500 ml rum
lëng ananasi
një ananas të vogël
Përgatitja:
Vendosim 6 kuba akulli në një enë, shtojmë kremin e kokosit, Batidan, rumin dhe i përziejmë me një lugë të gjatë.
E shpërndajmë nëpër gota, duke vendosur tek secila nga një kub akulli. I mbushim gotat me lëng ananasi të ftohtë dhe në fund i zbukurojmë me feta ananasi.









