• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Piloti, portieri i kombëtares shqiptare”

Refleksioni dhe poezia e mëposhtmë kushtuar "MIKEL JANKUT", enkas sot në një përvjetor të largimit të Tij!

by Java News
10/01/2023 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ing Pavlo.Cimbi!*

 

I nderuar më çmimin e lartë” Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Mjeshtër tepër i spikatur i sportit shqiptar; Portier kampion i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare për disa vite!

Nje nga legjendat e sportit shqiptar, trajner, shef klubi  kampion shumë-vjeçar!

Specialist dhe analist futbolli, opinionist dhe gazetar sportiv i suksesshëm; redaktor gazetë sportive prestigjioze në vend; botues dhe krye-krijues i familjes sportive më historike dhe me më shumë anëtare të futbollit në gjirin e saj dhe gjithashtu:  Pilot i diplomuar me medalje ari në një nga universitetet-ushtarake nga më të njohura në botë të fluturimit ajror!

 

Në kohen tënde të varfërisë,/

luaje futboll me të çarat këpucë,/

ti strateg, pilot i diturisë,/

zhyteshe në portë deri në llucë.

 

Ti portier i madh i Ballkanit,/

pilot i artë na paskësh qenë,/

kaq i nderuar lojtar i Partizanit,/

firmën e Jashinit të kishin venë.

 

Bere futboll pa interes dhe leke,/

nderin e kombit kishe në balle,/

ishe patriot, gati me vdekë,/

për skuadrën e zemrës, njeri i gjallë.

 

Ti MIKEL, legjenda e Partizanit,/

dashuria e madhe e Babës tim,/

adhurim tifozash si llava e vullkanit,/

paskishe bërë të madhin betim.

 

Kampion stadiumesh si një mbret,/

krahë magjike më shqiponjën në balle,/

rreshtoje ekipin më plot lezet,/

Ti MIKELI ynë, portier i rralle.

 

Ti, më intelektuali lojtar i kombëtares,/

nder i Tiranës dhe i Shqipërisë,/

Ti, adhurimi i shqiptares dhe kosovares,/

idhull i rralle i dashurisë.

 

E kush do kishte në këtë botë,/

kaq force të madhe më u be,/

edhe gazetar e analist kaq i zotë,/

kampion ekranesh me plot zë.

 

Ndihmove prindër dhe fëmijë që u rritën,/

e qe sot ata janë kudo në botë,/

futbollistë e portierë më sakrifica ditën,/

në kurbet të jenë njerëz të fortë.

 

Sot të thërret mirënjohja e një arbitri,/

ku je i dashuri Baba MIKEL?/

të kerkon zemra e çdo vëllai futbollisti,/

herët për stërvitje si dielli që del.

 

Të kërkon Irma dhe këngët e saj,/

si dhe çdo familje e dashur Libohova,/

e unë sot me ta, për Ty mallin ndaj,/

dhe fjalën e dashur “komshi” që adhurova.

 

Të kërkojnë kolegët, gazetarët sportivë,/

trajnerët, shokët dhe komentatorët,/

të duan tifozët e tu dashamirë,/

specialistët e sportit dhe profesorët.

 

TI, mjeshtri i fluturimit e në çdo avion,/

ajrin e pastër të një shqiponje kërkoje,/

në emocionet e çdo tifozi akoma rron,/

ashtu siç TI vërtetë dëshiroje.

 

Në çdo zemër të familjes tënde,/

gjithë kujtimet e tua si unaza ari,/

për të ritakuar do ishim në gjendje,/

si helikopterë ëndrash prej qelibari.

 

 

Por ky takim më të, nuk mund të behet më, pasi ai, MIKELI ynë kaq i dashur dhe fluturues si nje disk emetues i dashamirësisë së sinqertë dhe urtësisë njerëzore ka ikur larg, shumë larg për në parajse! Poezia për të u ideua, u kompozua kohe më pare dhe u shkruaj në Moskë, ku Ai qysh

shumë i ri në moshë, në Rusi u diplomua për shkencat teknike me një sukses të hatashëm në atë kohe për studentët shqiptare. Porse kjo poezi u redaktua dhe u dërgua nga Gjermania në afërsi të Dortmundit, ku mbretërit e asaj kohe të futbollit botëror, pikërisht aty në

atë stadium të Borusias Dortmund të quajtur “Westfalenstadion”, gjermanët e famshëm Beckenbauer dhe Gert Muller komentuan personalitetin e tij dinjitoz duke i dhënë një titull shumë të veçantë sinjifikativ, të mire analizuar dhe shpjeguar në shkrimin e Gazetës

“Panorama” pak vite më  parë. Tjetër koincidence kjo e jetës, por qe paraqet më se miri ndërlidhjen shpirtërore të literatures dhe sportit sepse të dyja përfaqësojnë arte të bukura, të ndërthurjes së të shkuarës legjendare me të tashmen emocionale të kujtesës me nderim dhe të përkushtimit të devotshëm për një të ardhme akoma më dinjitoze. Prandaj literatura dhe sporti duhet të jenë gjithnjë bashke sepse të dyja kanë të përbashkët frymëzimin dhe talentin, të krijuara nga njerëzimi që është dhe duhet të mbetet emëruesi i përbashkët i çdo zgjidhje!

Dhe Mikeli jonë i dashur i realizoi këto dy mrekullira të jetës, këto dy aspekte duke i materializuar ato më punën, stërvitjen, diplomat dhe kupat e tij, më se miri duke lidhur sportin dhe mjeshtërinë e tij magjike sportive më atë lloj literature qoftë edhe teknike të frymëzimit të qenit njeri i lire në ajër me helikopterin e tij. Në vitet e demokracisë, ai i shtoi ketij kombinacioni të mrekullueshem akoma vlera të reja dhe të mahnitshme të konsolidimit të figurës se tij unikale në shoqerinë tonë duke simbolizuar zotësitë dhe përkushtimit të tij në nje model universal të të qenit personalitet i pashtershëm i nje ekspresiviteti mendor dhe praktik në fusha të ndryshme të jetës. Prandaj më tepër se kurrë, në të tilla raste njerëzore ka kuptim kaq të madh shprehja e vyer:”Një mëndje e shëndoshë në një trup të shëndetshëm” sepse më të vërtetë një pilot i famshëm dhe i sprovuar mund të krijonte më mire një portier fluturues magjik. Le të imagjinojmë sikur Ai të kishte shtatlartësinë e kohëve të sotme modernë të Bufonit apo Strakoshes, çfarë mrekullie botërore do të kishim në ketë rast?!

Qofsh i parajses strategu i familjes Janku, nga më të vjetrat në Tiranë dhe e mirenjohur për fisnikerinë dhe dashamiresinë sportive dhe artistike, ku intelektualiteti i saj krijoi në dekada të tëra vlera njerzore autentike shoqërore të komunitetit më të madh shqiptar plot hijeshi dhe finëse, jo vetëm për kryeqytetin por për të gjitha viset dhe qytetet shqiptare, ku Mikeli ishte çun-shtëpie siç themi ne Tironsit. Aty lart e ke vendin Mikel i dashur dhe i paharruar, shumë lart, aty kur dikur ngisje aeroplanët dhe helikopterët qysh i ri në moshe dhe kur ishe në tokë, gjithnjë mrekulloje njerëzit dhe tifozët e tu të pafund më performancat spektakolare. Nuk do të harroj tashmë nga mosha ime e një femije, pa përmendur ketu në nje fitore historike legjendare të nje derbi shumë të rendësishëm të futbollit shqiptar ku ai e mbajti portën të paprekur nga mbi 30 raste të golit të sigurt dhe pas ndeshjes finale të fituar, gjithe tifozat e kryeqytetit e sollën duke e mbajtur në krahe si ikonë heroike nga stadiumi deri tek fundi i Rrugës së Durrësit pranë shtëpisë së tij. Kohëra të rrezikshm atëherë të manifestoje ndjenja të tilla plot brohoritje dhe ovacione të pandara duke parakaluar në qendër të Shqipërisë më Mikelin në krahë, qindra e qindra njerëz. Gjithmonë lart e përsëri lart, i magjishem dhe përsëri në ajër si profet i sportit tënd të dashur dhe mjeshtërisë tënde të jashtëzakonshme.

I paharruar qofsh për jetë intelektual, mjeshtër i madh, pilot, Jashini shqiptar dhe ballkanik i kohës tënde, gazetar dhe specialist i përsosur i shumë profesioneve të tjera, por sidomos atij kryesorit: Të qenit njeri i madh më zemër të madhe dhe aq të dashur.

 

*Tiranë-Janar 2023!

 

Next Post
“Si më vodhi Rozeta Dobi në shtëpi”, profesori i Kriminalistikës gjen unazën e tij me dedikim nga bashkëshortja

"Si më vodhi Rozeta Dobi në shtëpi", profesori i Kriminalistikës gjen unazën e tij me dedikim nga bashkëshortja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In