• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikturat e rralla/ Shqipëria e shekullit të 19-të

by A R
24/01/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A keni ndonjë imagjinatë si mund të ketë qenë Shqipëria jonë në shekullin 19-të? Atëherë kur nuk kemi asnjë foto që të kenë lënë pas një kujtesë fotografike se si jetonin shqiptarët apo si ishin qendrat e qyteteve që njohim sot.

Sado imagjinatë të kemi nuk është mund të jetë kaq e bukur dhe me kaq shumë ngjyra sa Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë që ka parë britaniku Edward Lear.

Ai ka lënë një arkivë të pasur me vizatime nga pothuaj të gjitha qendrat më të njohura qytetare të vendit, por dhe nga fshatra të bukur dhe na krijon me lapsin e tij një tablo se si ishte jeta para gati 2 shekujsh.

Albanologu i njohur Robert Elsie i ka gjetur dhe i ka publikuar një numër të madh të vizatimeve të Lear.

Pikturat janë bërë në Ohër, Manastir, Shkodër, Krujë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Gjirokastër.

“Poeti, piktori dhe udhëtari britanik, Edward Lear (1812-1888), lindi në Highgate (Londër), i njëzeti në një familje me 21 fëmijë. Që në moshë të vogël ishte shumë i dhënë pas pikturës dhe u pagua nga Konti i Derby-t për të pikturuar peizazhe në Mesdhe. Në vjeshtën e vitit 1848 përfundoi rastësisht në Shqipëri, pasi në Greqi kishte rënë kolera. Ambasadori britanik në Stamboll arriti t’i rregullojë dokumentet e kërkuara për të udhëtuar përmes asaj që në atë kohë konsiderohej si zona më e rrezikshme e Perandorisë Osmane. Pasi u nis nga Selaniku, arriti në Manastir më 20 shtator 1848, i shoqëruar nga përkthyesi dhe i dashuri i tij tekanjoz, Jorgo Kokali (Giorgio Cocali, 1817-1883). Që andej ata vazhduan në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe më 2 tetor mbërritën në Shkodër.

Pas disa ditësh në Shkodër, u kthyen dhe vazhduan drejt jugut në Berat (14-18 tetor), Ardenicë, Apoloni, Vlorë, në bregun e Himarës (21 30 tetor), Tepelenë, Gjirokastër dhe në Janinë (5 nëntor). Përshkrimet e këtyre udhëtimeve të mahnitshme por shumë të lodhshme u botuan në Journals of a Landscape Painter in Albania &c (Ditarët e një piktori peizazhesh në Shqipëri), Londër 1851, ribotuar si Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans, Londër 2008, shqip Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008. Shumë nga skicat që bëri gjatë  udhëtimeve të tij u përpunuan më vonë si akuarele dhe piktura në vaj dhe përbëjnë një dokumentim  të pakrahasueshëm pamor të Shqipërisë në mesin e shekullit XIX. Edward Lear vdiq në San Remo të  Italisë, ku u varros bashkë me shokun e tij suliot, Jorgo Kokali,” shkruan Elsie. /tesheshi/a.m.

Next Post
Opozita çon në Kushtetuese “Vettingun” një ditë pas hyrjes në fuqi

Pezullimi i vettingut solli paqartësi për afatet, edhe gjyqtarët e kushtetueses nxitojnë me vetëdeklarimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

December 23, 2025
Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

December 23, 2025
U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
Dhuna në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë gjashtë deputetë të PD. ‘Shpëtojnë’ 23 të tjerë

Dhuna në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë gjashtë deputetë të PD. ‘Shpëtojnë’ 23 të tjerë

December 23, 2025
Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

December 23, 2025
Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com