• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pikat e errëta” të lobimit 6 milionë dollarësh në SHBA, pse firmosi Noka për koalicionin?!

by A R
27/04/2025 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, e cila predikon transparencën, në emër edhe të së cilës, kërkon të vijë në pushtet, e mbajti të fshehtë marrëveshjen 6 milion dollarëshe të lobimit, ndonëse siguron në reagimin e vet zyrtar se ky shërbim është “në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve”. Ashtu siç ka ndodhur dhe me rastet e tjera të kontratave të lobimit, zbulimi u bë nga mediat. Partia Demokratike, prej kohësh po përpiqet fort që të sigurojë mbështetje zyrtare nga SHBA-ja, administrata e së cilës e ka sanksionuar liderin e saj Sali Berisha, i shpallur “non grata”.

Në këtë aspekt, bërja publike e kontratës së lobimit, me siguri do të kishte ngrohur zemrat e demokratëve në mes të fushatës. Por duket qartë, se shifra 6 milionë dollarë, është tejet e madhe për t’u justifikuar publikisht dhe nuk mund të shmangë pikëpyetjet e mëdha, që ngrihen rreth saj.

Partia Demokratike ka një histori problematike me lobimet në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2017, firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, deklaroi se kishte marrë tre pagesa, me një vlerë totale prej 675 mijë dollarësh për të punuar në favor të PD-së. Vetë Partia Demokratike pranoi pagesën e vetëm 25 mijë dollarëve. 150 mijë të tjera ishin paguar përmes shoqërisë ‘Biniatta Trade LP”, një kompani me dritëhije të shumta. Për pjesën prej gjysmë milioni dollar, Lulzim Basha, kryetari i atëhershëm i PD, dha shpjegime të ndryshme, mes të cilëve dhe ai se pagesa ishte realizuar me fonde të mbledhura nga një numër i madh shqiptaro-amerikanësh, pa kaluar përmes PD-së.

I njëjti shpjegim vjen edhe tani nga PD-ja e Sali Berishës, ndonëse bëhet fjalë për një shumë 12 herë më të lartë?. Por në ndryshim nga rasti i Bashës, ku në kontratën e lobimit, nuk kishte firmë të ndonjë zyrtari demokrat të kohës, këtë herë kontratën e ka marrë përsipër me firmën e tij, Flamur Noka.

Partia Demokratike deklaroi mbrëmë se ajo “nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje”, pasi është “komuniteti shqiptaro amerikan, që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental”, e cila ka marrë përsipër lobimin.

Dhe këtu mjegulla shtohet. Sado të përpiqesh, është e vështirë të gjesh gjurmë të ekzistencës së këtij Fondacioni. E vetmja shenjë e tij, është një faqe në Facebook, me 199 ndjekës, e ku postimet e fundit datojnë nga viti 2020, e më herët. Ndërsa faqja në internet që reklamohet Maga.al, rezulton një domain i nxjerrë në shitje për pak më shumë se 4.700 dollarë.

Në kontratën e lobimit, po ashtu, nuk gjen ndonjë gjurmë të këtij fondacioni. Garantuesi financiar rezulton një individ, Nuredin Seçi, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, njëkohësisht anëtar kryesie i shoqatës Vatra në Neë Jersey. Të paktën përmes burimeve të hapura, nuk gjendet asnjë lidhje mes tij dhe fondacionit “Make Albania Great Again”, për të mos folur për faktin që ai vetë rezulton të jetë një ndër shqiptarët e zakonshëm që jetojnë në Amerikë, pa ndonjë aktivitet që të justifikojë një donacion kaq të madh, qoftë edhe si një prej kontribuuesve. Të paktën 750 mijë dollarë janë paguar tashmë.

Kontrata ka terma të përgjithshëm të përshkrimit të aktivitetit lobues. Ndërsa shërbimi i parë, i ofruar PD-së, është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e kabinetit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken. Nga PD, çuditërisht, nuk ka pasur asnjë njoftim për zhvillimin e kësaj bisede.

Ndonëse në pamje të parë, kontrata duket të ketë si objektiv, çështjen e “non gratës”, ajo qartazi duket të jetë lidhur dhe në funksion të fushatës elektorale. Flamur Noka e ka firmosur atë në emër të Koalicionit për Shqipërinë Madhështore, si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, forca udhëheqëse e këtij koalicioni, të krijuar si një entitet elektoral.

Po ashtu, kompania lobuese e themeluar në vitin 2021 nga këshilltari i Trump, Carlos Trujillo, drejtohet nga Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, shefja aktuale e kabinetit të Presidentit Trump, e cila kishte shërbyer dhe si shefe e fushatës së presidentit Trump në 2024-ën. Dhe këtu fijet të çojnë të Chris LaCivita, i prezantuar si strategu i fushatës së Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 11 majit. Lacivita ishte bashkëdrejtues i fushatës së Trump-it drejt Presidencës së dytë, vitin e kaluar.

Edhe në rastin e tij PD-ja nuk ka deklaruar ende se sa po i kushtojnë shërbimet e LaCivitas, sikundër nuk do të mund të shmangë as shpjegimet për kontratën e lobimit. Pavarësisht deklarimeve se  pagesa po bëhet nga shqiptaro-amerikanët, ajo do të duhet ta deklarojë si një donacion, shoqëruar dhe me dokumentacionin e nevojshëm.  Janë dy kontrata, dhe dy financime, për të cilat PD, duhet të bëjë transparencë.

shqiptarja.com

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In