• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PIKAT E DOKUMENTIT/ Shtëpitë para ‘91, si do të bëhet privatizimi i truallit

by Java News
17/11/2016 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshon praktika e marrjes së tapisë për shtëpitë e ndërtuara para vitit ‘91. Qeveria ka tjetërsuar rregullat e lojës, duke vendosur aplikimin e tarifës edhe për truallin, për të cilën do të bëhet kalimi i pronësisë.

Kjo e kthen procesin e privatizimit në një proces me kosto për qytetarët, pasi me vendimin e mëparshëm qytetarët paguanin vetëm taksën e shërbimit, një tarifë fikse kjo, e cila vilej nga njësitë e qeverisjes vendore, ndërsa tani të gjithë ata që kanë në posedim objekte të ndërtuara përpara ’91, për të cilat nuk kanë aktin e pronësisë, do të duhet të paguajnë edhe faturë për truallin.

FATURA

Mbushja e arkës së Agjencisë së Trajtimit të Pronave duket se është kthyer në qëllim për Qeverinë. Ndryshimet e miratuara në vendimin “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri në 10.8.1991 e të truallit funksional të tyre kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si edhe për regjistrimin e tyre”, përcaktojnë që paratë e arkëtuara nga ky proces të shkojnë për llogari të ATP-së në funksion të skemës së kompensimit financiar. Për kryerjen e pagesës qytetarët do të kenë vetëm një muaj kohë në dispozicion.

“Në rast se shqyrtimi i kërkesës në institucionin e autorizuar është iniciuar me kërkesë të individit, institucioni i autorizuar, brenda 7 ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, por përpara nënshkrimit të aktit përfundimtar të kalimit të pronë- sisë dhe dërgimit të tij për regjistrim, njofton zyrtarisht kërkuesin për vlerësimin pozitiv të kërkesës, si dhe për detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve, për llogari të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e truallit”, thuhet konkretisht në pikën 8 të vendimit të ri.

Brenda 20 ditëve nga shlyerja e faturës, Bashkia dërgon dosjen në Hipotekë, në mënyrë që të kryhet regjistrimi përfundimtar në emër të personave, sipas përbërjes familjare që figuron në certifikatën familjare deri më 10.8.1991.

KALIMI I PRONËSISË

Kalimi i pronësisë bëhet paraprakisht nga njësitë e qeverisjes vendore në rastet kur janë kryer verifikimet dhe rezulton që objekti ka përfunduar para vitit 1991 dhe trualli është i lirë e i pazënë nga ndërtimet pa leje. Sipërfaqja për të cilën bëhet kalimi i pronësisë do të jetë e kufizuar në përputhje me përcaktimet e sanksionuara në ligjin e urbanistikës.

Nga ana tjetër, duhet që jo vetëm objekti, por edhe trualli të mos jenë të regjistruar dhe po ashtu të jenë të patrajtuar nga legjislacioni për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës apo për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

NDRYSHIMET NË VENDIM

PIKA 8

Ishte

Institucioni i autorizuar, brenda 30 ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, bën kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme e të truallit funksional të tyre në emër të personave, sipas përbërjes familjare që figuron në certifikatën familjare deri më 10.8.1991, dhe e dërgon vendimin për regjistrim në ZVRPP- në kërkuese. Vendimit i bashkëlidhet kopja e njësuar e dosjes me dokumentacionin e plotë.

Bëhet

Institucioni i autorizuar, brenda 30 ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, bën kalimin e pronësisë së pasurive së paluajtshme e të truallit funksional të tyre, në emër të personave, sipas përbërjes familjare që figuron në certifikatën familjare deri më 10.8.1991, dhe e dërgon vendimin për regjistrim në ZVRPP-në kërkuese, duke vënë në dijeni dhe personat përfitues.

Në rast se shqyrtimi i kërkesës në institucionin e autorizuar është iniciuar me kërkesë të individit, institucioni i autorizuar, brenda 7 ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, por përpara nënshkrimit të aktit përfundimtar të kalimit të pronësisë dhe dërgimit të tij për regjistrim, njofton zyrtarisht kërkuesin për vlerësimin pozitiv të kërkesës, si dhe për detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve, për llogari të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e truallit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë.

Kërkuesi, me marrjen e njoftimit, paguan në numrin e llogarisë së caktuar, për llogari të fondit të kompensimit të pronave, kundërvlerën në lekë për sipërfaqen e truallit që do të kalojë në pronësi të tij. Për ndjekjen e procedurave të kalimit në pronësi, sipas këtij vendimi, paguhet tarifa e shërbimit, e cila vilet nga institucioni i autorizuar.

PIKA 10

Ishte

Përfituesi i pasurisë së paluajtshme, në kohën e marrjes së certifikatës së pronësisë, paguan në numrin e llogarisë së caktuar nga institucioni i autorizuar tarifën e shërbimit. Masa e tarifës së shërbimit caktohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe të Ministrit të Brendshëm.

Bëhet

Në rast se procedura e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, sipas këtij vendimi, nuk ka nisur me kërkesë të përfituesit, dhe ndërkohë organi i autorizuar ka përcjellë dokumentacionin për regjistrim, shoqëruar dhe me të dhënat përkatëse, atëherë, përpara pajisjes me certifikatë pronësie, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, brenda 7 ditëve nga administrimi i akteve, është e detyruar të njoftojë subjektin përfitues për:

– të realizuar pagesën e tarifës së shërbimit, për llogari të institucionit të autorizuar, në numrin e llogarisë bankare së këtij të fundit.

– detyrimin për të realizuar pagesën e çmimit për kalimin në pronësi të truallit. Kërkuesi, me marrjen e njoftimit, paguan në numrin e llogarisë së caktuar, për llogari të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, për fondin e kompensimit të pronave.

ma.me

Next Post
Ballist Morina kërkon kthimin e pasaportës: Dua të shkoj në Izrael

Ballist Morina kërkon kthimin e pasaportës: Dua të shkoj në Izrael

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In