Phillip Morris, prodhuesi më i madh i cigareve në botë, njoftoi sot se do të fillojë prodhimin e cigareve me marijuanë.
Produkti është regjistruar me markën “Marlboro M” dhe është i disponueshëm për shitje në pikat e licensuara të shitjes së marijuanës në shtetin e Kolorados dhe në Washngton DC.
Serafin Norcik, zëvendëspresident i Philip Morris për marketingun, tha në një intervistë se “kompania jonë e ka pasur prej kohësh idenë e tregtimit të kanabisit dhe kemi qenë duke monitoruar tregun. Më në fund e vendosëm ta hedhim këtë hap dhe të përkrahim Koloradon e Uashingtonin në të drejtën e tyre për legalizimin e marijuanës”.
Për momentin, ligji lejon blerjen e vetëm një pakete dhe çmimi është 89 dollarë për njësi. Për blerjen e paketës duhet të kesh kartë identiteti me fotografi, për të vërtetuar moshën mbi 21 vjeç.
Rishitja e Marlboro M është e ndaluar dhe dënohet me burg ose gjobë.