• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pfizer” po teston dozën e tretë kundër shtatë varianteve të reja të COVID në SHBA

by Java News
26/02/2021 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa njerëzimi po lufton për gjetjen e kurës ndaj koronavirusit, ky i fundit po përpiqet të mbijetojë duke u shndërruar në mutacione që vështirësojnë jo pak luftën me të.

Përveç varianteve të njohura që po kërcënojnë botërisht, ai britanik, brazilian apo i Afrikës së Jugut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zbuluar së fundmi jo një, por shtatë variante të reja, por që ndajnë të njëjtat veçori si të parat.

Një grup virologësh nga Universiteti Shtetëror i Luizianës theksuan praninë e 7 llojeve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, të gjitha karakterizohen nga mutacione të ngjashme në proteinat “Spike”, zinxhirët e 1200 aminoacideve (blloqet ndërtuese të proteinave) që mbulojnë sipërfaqen e virusit dhe e lejojnë atë të infektojë qelizat.

Shtatë variantet u shfaqën midis gushtit dhe nëntorit 2020, si edhe midis 1 dhjetorit 2020 dhe 19 janar 2021.

Mutacioni “Q677P” karakterizoi pothuajse 28% të rasteve të COVID-ëve të studiuar në detaje në Luiziana dhe 11% të atyre në New Mexico, por përqindja e mostrave virale të sekuencave mbetet edhe në SHBA jashtëzakonisht e ulët, më pak se 1% e totalit. Lajmet për variantet e reja vijnë gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, ku po përhapet me karakteristikat e variantit anglez “B.1.1.7”, më i transmetueshëm, por gjithashtu që mban mutacionin “E484K”, i cili mund të ndihmojë virusin të shmangë mbrojtjen imune të trupit të njeriut. Një tjetër “hibrid”, si më i transmetueshëm dhe më rezistont ndaj antitrupave, është shfaqur gjithashtu në Kaliforni. Nga ana tjetër, “Pfizer” po teston një dozë të tretë të vaksinës së saj anti covid që ndihmon në rritjen e mbrojtjes ndaj varianteve të reja. Pjesëmarrësit në studim do të marrin një dozë të tretë nga 6 deri në 12 muaj nga imunizimi fillestar. Vaksina që do të marrin është e njëjtë me dy të parat. Më pas shkencëtarët do të shqyrtojnë nëse pjesëmarrësit në studim do të zhvillojnë antitrupa që i mbrojnë kundër mutacioneve të reja të koronavirusit.

“Pfizer” është gjithashtu në bisedime me rregullatorët e shumë vendeve lidhur me mundësinë e testimit të një versioni të modifikuar të vaksinës së tij. Megjithatë kompania thotë se nuk ka ndonjë arsye të mendohet se mutacionet janë rezistente ndaj formulës aktuale, por testet po kryen për të qenë të përgatitur për çdo lloj ndryshimi të papritur.

g.kosovari

Next Post
“‘Mandat karakteri’”/ Rama: Tërmeti dhe pandemia sfida të vështira, do dalim më të fortë

"‘Mandat karakteri’"/ Rama: Tërmeti dhe pandemia sfida të vështira, do dalim më të fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In