• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pfizer/BioNTech nis provat klinike për vaksinën kundër variantit ‘Omicron’

by
25/01/2022 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërisht për variantin Omicron të koronavirusit. Kjo pasi varianti Omicron duket se shmang mbrojtjen e ofruar nga marrja e dy dozave të vaksinës.

Kompanitë thanë se kanë në plan të testojnë përgjigjen imunitare të këtij versioni të ri të vaksinës për Omicron si përmes dhënies së tri vaksinave te personat e pavaksinuar, por po ashtu edhe përmes dhënies së dozës përforcuese te njerëzit që kanë marrë dy dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Po ashtu do të testohet edhe doza e katërt e vaksinës ekzistuese dhe doza e katërt e vaksinës që ka në shënjestër Omicronin te personat që para gjashtë muajve janë vaksinuar me tri doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kompanitë po ashtu planifikojnë të studiojnë sigurinë dhe tolerancën e dozave në mbi 1,400 persona që janë regjistruar për të marrë pjesë në këto prova.

“Ndërsa studimet aktuale dhe të dhënat reale thonë se dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje të lartë kundër sëmurjes së rëndë dhe hospitalizimeve nga Omicroni, ne e dimë se duhet të përgatitemi që nëse mbrojtja nga vaksina zbehet me kalimin e kohës dhe për të ndihmuar në shënjestrimin e Omicronit dhe varianteve të reja në të ardhmen”, tha Kathrin Jansen, që udhëheq departamentin për hulumtime dhe zhvillim të vaksinave në Pfizer.

Pfizer tha se regjimi me dy doza të vaksinës origjinale mund të mos ofrojë mbrojtje të mjaftueshme kundër infektimeve me variantin Omicron. Megjithatë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se marrja e tri dozave të Pfizer/BioNTech dhe Moderna ofrojnë 90 për qind mbrojtje nga hospitalizimet./REL/

/b.h
Next Post
Tritoli në banesën e Armand Dukës, UEFA: Së shpejti udhëtojmë drejt Shqipërisë!

Tritoli në banesën e Armand Dukës, UEFA: Së shpejti udhëtojmë drejt Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In