Artan Shkëmbi me detyrë drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe zv/drejtor i Operacionit Forca e Ligjit është pezulluar nga detyra.
Pezullimi nga detyra i Shkëmbit ka ardhur me vendim të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili ka dyshime se zv/drejtori OFL ka konsumuar veprën penale të korrupsionit dhe nxjerrje së sekretit hetimor.
Ne 27 shkurt, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vetingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, por komisioni i jashtëm i vlerësimit evidentoi se ka qene pjese e sigurimit te shtetit.