• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

by A R
14/03/2018 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria pezullon ndarjen e tapive në zonat me përparësi për investime strategjike, për përfituesit e tokave bujqësore në bazë të ligjit 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërmarjet bujqësore.

Bëhet fjalë për toka që kryesisht janë pranë zonave bregdetare dhe pezullimi do zgjasë deri në krijimin e një Fondi tokash për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. Vendimi i qeverisë ndalon të gjitha procedurat për dhënien e tapive, në cilëndo fazë qofshin ato. Veprimi vjen pas nisjes së aksionit për të kontrolluar 30 mijë parcelat e shpërndara në zonat bregdetare, të cilat janë lajmëruar se do të konfiskohen nëse gjenden në shkelje të ligjit apo falsifikime duke marre si shembull tokat e grabitura në Spille.

Sipas shifrave zyrtare deri në fund të 2017 ishin rreth 2 300 aplikime nga qytetarët që kërkonin marrjen e tapive për tokat e ndara me ligjin e ish ndërmarrjeve bujqësore. Madje në nëntor të vitit të kaluar u miratua nga Parlamenti dhe shtyrja e afatit ligjor për ndarjen e këtyre tapive dhe vazhdimin e punës së komisioneve vendore.

Nuk dihet sesa nga këto kërkesa do përfshihen në pezullimin e bërë nga qeveria, pasi verifikimi do jetë i gjerë. Ndërkohë nga ana tjetër ligji i 2015 për investimet strategjike, parashikon që investitorëve specialë që marrin këtë status nga qeveria, t’u vihen në dispozicion përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore, si trojet, pyjet, dhe tokat bujqësore për qëllime biznesi.

Këto pasuri do të përfshihen në fondin e posaçëm të tokave që do të administrohet nga agjencitë qeveritare. Nga mbi 700 mijë hektarë tokë bujqësore që kishte zyrtarisht Shqipëria në vitin ‘92, 560 mijë hektarë janë ndarë me ligjin 7501 dhe me ligjin.8053, datë 21.12.1995 për ndarjen e tokës së ish ndërmarrjeve bujqësore, 80 mijë hektarë i administrojnë bashkitë për t’i dhënë me qira, ndërkohë mbi 23 mijë hektarë të tjerë janë si fond kompensimi fizik për Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe pjesa e mbetur zotërohet nga ministria e Bujqësisë. /TCH/a.m.

Next Post
Superiorja/ Kampionët e Kukësit bien në Gjirokastër, paqe mes Vllaznisë e Partizanit

Superiorja/ Kampionët e Kukësit bien në Gjirokastër, paqe mes Vllaznisë e Partizanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In