• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullohen të gjitha ndeshjet e Premier League, CR7 me mesazh prekës për Mbretëreshën

by A R
09/09/2022 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tani është zyrtare: ndeshjet e Premier League, të planifikuara për t’u luajtur këtë fundjavë, janë shtyrë “në shenjë respekti për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II”. Këtë e komunikoi vetë Premier League përmes një njoftimi për shtyp.

“Në një takim mëngjesin e sotëm, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II, – thuhet në shënim. – Për të nderuar jetën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e madh për kombin, dhe në shenjë respekti, xhiroja e Premier League së kësaj fundjave. do të shtyhet, përfshirë ndeshjen e së hënës në mbrëmje”.

“Ne dhe klubet tona dëshirojmë të nderojmë shërbimin e gjatë dhe të palëkundur të Madhërisë së Saj për vendin tonë, – tha Richard Masters, CEO i Premier League. – Si monarkja jonë më jetëgjatë, ajo ishte një frymëzim dhe la një trashëgimi të pabesueshme pas, një jetë plot përkushtim.

Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar jo vetëm për kombin, por edhe për miliona njerëz në mbarë botën që e kanë admiruar atë dhe iu bashkohen të gjithë atyre që vajtojnë ndarjen nag jeta të saj. Përditësime të mëtejshme për ndeshjet e Premier League gjatë periudhës së zisë do të sigurohen në kohën e duhur”.

Ndërkohë, ka reaguar edhe ylli portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, duke pohuar pikëllimin e tij për këtë humbje të madhe. Në rrjetet sociale, 37-vjeçari shkruan: “Shtatë vitet e karrierës sime u luajtën në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të 8-të që jetoj në Angli.

Gjatë gjithë këtyre viteve kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik. I kushtoj respekt kujtimit të saj dhe e vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme për vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Familjen Mbretërore”.

/a.r

 

Next Post
Në tentativë për t’u arratisur nga vendi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

“Alo… hajdeni se e vrau’! Policia arreston burrin me thikë në dorë teksa kërcënonte bashkëshorten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In