Pesë zyrtarë të ALUIZNI Vlorë, janë pezulluar nga detyra, pas urdhrit të Prokurorisë.
Pezullimi i tyre është bërë, për shkak se akuzohen se kanë legalizuar një ndërtesë pa leje.
Mësohet se zyrtarët e pezulluar të cilët janë vënë nën hetim, janë, Denis Metaj; Artan Beqiri; Erald Yzeiri; Danjela Kondaj dhe Xhilda Korkaj.
Bëhet me dije se pesë zyrtarët në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë legalizuar një ndërtesë pa leje, e cila ndodhej në pronën e Myzejen Zyrkaj.
Lidhur me aktivitetin e zyrtarëve të ALUIZNI, hetimet janë në vijim.
/a.rada










