• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pezullohen dy efektivë, nxorën informacionin për depon me armë të NATO-s në Elbasan

by Java News
11/07/2019 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy punonjës, një specialist krimesh dhe një inspektor i Krimeve të Rënda janë pezulluar nga detyra për shkak të daljes së informacioneve hetimore në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër. Punonjësit që janë vendosur në hetim administrativ, pasi dyshohet se nxorën informacionin janë; Edi Gjyli me detyrë specialist krimesh dhe Eduart Hasani inspektor tek krimet e rënda, raporton gazetari Aldo Kozarja.

Pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho në datë 1 Korrik, policia dhe RENEA nisën kontrollin e banesave dhe territorit. Efektivët e këtij reparti gjatë kontrollit në ambientet e karburantit “Eldio Petrol”, krejt rastësisht zbuluan një bazë armatimi, që besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan. Bëhet fjalë për 17 armë të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia e Elbasanit dhe të gjitha janë dërguar për ekspertim balistik dhe daktilografik në institutin e policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme.

Pjesa më e madhe e armëve janë moderne dhe që i përkasin prodhimit francez dhe belg, armë këto që përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Vetëm 7 janë kallashnikovë dhe një armë gjahu çifte. Ndërsa pjesa tjetër janë armë të sofistikuara dhe që kanë një preçizion të lartë në qitje. Mes tyre ka dhe snajpera modern. Ndërkohë mësohet se 5 janë pistoleta me silenciator.

Nuk dihet se në çfarë rrethana dhe si kanë hyrë në Shqipëri ky armatim që përdoret nga ushtritë e NATO-s, por tashmë prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim edhe me drejtorinë qendrore të policisë së Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore me qëllim zbulimin e personave që kishin në pronësi këto armë. Lidhur me këtë ngjarje, momentalisht është shpallur në kërkim policor një person i cili quhet Ilir Beko. Ky person rezulton të jetë dhe pronari i karburantit “Eldio Petrol”, ku në ambientet e këtij karburanti në një magazinë, policia gjeti arsenalin e madh të armëve./l.m

Next Post
Gjykata zvicerane dënon gjelin, ja përse bëhet fjalë

Gjykata zvicerane dënon gjelin, ja përse bëhet fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

January 10, 2026
Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

January 10, 2026
Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

January 10, 2026
VIDEO-Tragjike në Klos, makina bie në përrua/ Shoferin dyshohet se e mori rrjedha e ujit

VIDEO-Tragjike në Klos, makina bie në përrua/ Shoferin dyshohet se e mori rrjedha e ujit

January 10, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In