Një ditë pasi Haki Çako u pezullua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, për çështjen e aparaturës së përgjimeve, ai ka apeluar vendimin në fjalë.
Çako I është drejtuar Gjykatës së Apelit me padi ku kërkon shfuqizimin e vendimit të dhënë nga shkalla e parë.
Padia u depozitua nga avokati I Çakos Maks Haxhia./a.m.