• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullimi i vizës amerikane ndaj kreut demokrat Basha/ A është kjo arsyeja pse opozita u ul në tryezën e Reformës Zgjedhore?

by Java News
18/01/2020 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë pasi krejt në mënyrë të beftë, opozita egërshane bëhet “pulë” e ulet në tryezën e Reformës Zgjedhore, për më tepër me dy të urryer – Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin – vijojnë pikëpyetjet e mëdha se ç’e detyroi që kapitullonte kaq lehtë politikisht, referuar kauzës që ndërtoi në një vit me aksione ekstreme, duke pranuar pra dialogun me qeverinë, por dhe me një përfaqësuese të opozitës së re?

Ulja në tryezë erdhi pa asnjë zhvillim paraprak, pa asnjë sinjal paralajmërues, pa asnjë lloj natyrshmërie si finalizim i një debati të nxehtë apo përplasjeje mes palëve. Por erdhi gjithashtu, për koinçidencë ndoshta, orë pasi në studion e Open-it të Eni Vasilit, ish-kreu i kuqezinjve politikë Kreshnik Spahiu do deklaronte se amerikanët i kanë pezulluar vizën kreut demokrat Basha. U përbetua që kjo që po thoshte ishte e vërtetë e ftoi mediat ta verfikonin. Të nesërmen e ofrimit të këtij fakti, mediat nuk verifikuan asgjë, madje as që e trajtuan atë që kishte thënë nga Spahiu një natë më parë, qoftë dhe duke e pyetur vetë Bashën në daljen e tij para mikrofonëve, duke zgjedhur të fokusohen vetëm te ulja në tryezë e opozitës.

Dhe jo thjesht për koiçidencën e këtyre episodeve – të dhënën e Spahiut mbi masën amerikane ndaj Bashës, e më pas urtësimin e këtij të fundit duke iu qasur dialogut, shfaqin logjikshëm një lidhje mes tyre. Së paku nga fakti se nuk ka dyshim që gjatë kësaj kohe, deri te ulja në tryezë, kanë ndodhur zhvillime undergraund e jo domosdoshmërisht me ecejake fizike ndërkombëtarësh në Tiranë. Por që këta të fundit, ku padyshim veçojnë amerikanët, të cilët përdorin dhe instrumenta presioni, kanë luajtur kartat e fundit për t’i gjetur shtegun një situate pa rrugëdalje në nisjen e 2020, ku pas 6 muajsh është prova e radhës për negociatat. Dhe dihet tashmë se i gjithë konstrukti komunikativ mes ndërkombëtarëve dhe opozitës ka rënë, ezauruar me të gjitha format për gati një vit, çfarë mbetej në fund vetëm karta e presionit me atë që amerikanët e fusin gjithnjë në përdorim në të tilla rastet – vizën, refuzimin e saj.

A nuk ishin këta amerikanë që mundësuan zhvillimin e 30 qershorit pa asnjë rezistencë nga opozita vetëm meparalajmërimin për përfshirjen e saj në “organizatë të dhunshme”? E gjersa ka ndodhur kjo, si një precedent i freskët, pse të mos ketë ndodhur dhe kjo tjetra – pra diktati me vizën – gjersa na shfaqet befas një opozitë e urtë e luajale?

Tek e fundit, ishte më e fundit kartë që kishte mbetur për t’u luajtur! /tesheshi.com

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Presidenti Emmanuel Macron rrethohet nga protestuesit, policia e largon me makinë të blinduar

VIDEO+FOTO/ Presidenti Emmanuel Macron rrethohet nga protestuesit, policia e largon me makinë të blinduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In