• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullimi i vizave amerikane, eksperti zbulon detajet: Thelbi është barra buxhetore, ja deri kur do qëndrojë në fuqi

by A R
15/01/2026 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Beqir Sina ka sqaruar në “Mirëmëngjes Shqipëri” vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e vizave të imigrantëve për 75 vende, mes të cilave bën pjesë edhe Shqipëria.

Sina bëri me dije se administrata Trump nuk i ka pezulluar vizat, por ka vendosur një ngrirje të përkohshme të disa kategorive të vizave emigruese.

Sipas tij, interpretimi publik i vendimit ka qenë i gabuar. Memorandumi i firmosur nga administrata amerikane, sipas gazetarit, flet për ngrirje dhe jo pezulli, dhe kjo masë lidhet vetëm me vizat emigruese të përkohshme, deri në rishikimin e plotë të kritereve të verifikimit për aplikantët.

“Kjo ngrirje nuk prek vetëm 75 vendet që janë aktualisht në vëzhgim, por është pjesë e një procesi më të gjerë ku Departamenti i Shtetit po rishikon kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për të marrë vizë për në SHBA“, u shpreh Beqir.

Sipas tij, masat do të qëndrojnë në fuqi deri në momentin që zyrat konsullore të marrin udhëzime të qarta nga Departamenti i Shtetit mbi mënyrën e re të veprimit.

Sina sqaroi më tej se një nga pikat kryesore të memorandumit lidhet me barrën financiare mbi buxhetin amerikan, ku përfshihen ndihmat sociale dhe garancitë financiare që japin sponsorët për personat që aplikojnë për vizë. Ai theksoi se autoritetet konsullore do të kryejnë një kontroll të detajuar digjital, për të verifikuar nëse garantuesit përmbushin kriteret e përcaktuara dhe nëse aplikantët përbëjnë barrë buxhetore për shtetin amerikan.

Vendimi prek disa kategori, mes tyre lotarinë amerikane dhe bashkimin familjar.

Gazetari Beqir kujtoi se në fund të dhjetorit 2025, ish-presidenti Trump kishte lexuar një raport të DASH-it mbi ndihmat sociale, ku shqiptarët renditeshin në listën e 41 vendeve me përqindjen më të lartë të përfituesve të ndihmave sociale në SHBA.

“Shqiptarët janë përfshirë në këtë klasifikim për shkak të statistikave të vjetra, që i përkasin periudhës së bumit të emigracionit drejt SHBA-së”, theksoi ai, duke shtuar se rreth 41% e shqiptarëve të përfshirë në atë raport përfitonin ndihma sociale.

Megjithatë, sipas Beqirit, në memorandumin e ri shqiptarët nuk pritet të jenë ndër vendet më problematike për sa i përket barrës buxhetore, pasi shumë prej tyre arrijnë të mbulojnë financiarisht qëndrimin e tyre në SHBA.

Next Post
“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

"Është bërë gati vendi për ekzekutime". Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll kundër luftës në Iran: Kjo katastrofë s’mund të përdoret për të fshehur dështimet!

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In