• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pezullimi i vettingut solli paqartësi për afatet, edhe gjyqtarët e kushtetueses nxitojnë me vetëdeklarimet

by A R
24/01/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të jetë në dispozicion të njerëzve të drejtësisë jo vetëm jashtë orarit zyrtar, por edhe të shtunën e të dielën për të marrë formularët e kërkuar nga ligji i Vettingut.

Por ndërsa në interpretim të ligjit të Vettingut duhet që formularët të dorëzohen pasi të jenë ngritur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, gjyqtarët dhe prokurorët po paraqiten pranë ILDKPKI dhe pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar për të mos rrezikuar me interpretimin e afateve.

Afati i mbetur është 11 ditë, ndërsa 18 ditë të tjera janë konsumuar para pezullimit të ligjit, atëherë kur u dërgua në Kushtetuese.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Erjon Bani thote për Top Channel se nëse do t’i qëndrohej besnik ligjit nuk duhet që formularët të dorëzoheshin pa u ngritur komisionet.

“Nuk është duke u zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese thotë se nuk mund të ushtrojnë kompetencat e organeve ndihmëse që fillojnë me administrimin e deklaratave deri në paraqitjen e raportit përfundimtar pranë organeve të vlerësimit. Unë them që gjyqtarët dhe prokurorët të shkojnë sepse duke qenë se parashikohen sanksione shumë të forta nga mosdorëzimi i deklaratave, që sjell shkarkimin automatik”, thotë Bani.

Por me hyrjen në fuqi  të Vettingut, gjatë  zbatimit të  tij edhe për  vetë Gjykatën Kushtetuese duket se shprehja  “frika ruan vreshtin” është e duhura. Të kontaktuar nga Top Channel disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese thanë se do t’i dorëzojnë formularët brenda  ditës së fundit të janarit  për të mos u vendosur nën të njëjtin rrezik që është interpretimi i afateve./a.m.

Next Post

Rama përkujton Ali Pashë Tepelenën dhe “provokon” Greqinë: I detyrohen jo pak “Luanit të Janinës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In